Avokatja e Popullit Velisllava Dellçeva dhe drejtuesja e Institutit Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore Vesella Karaivanova po përgatisin një fushatë të përbashkët informuese drejtuar të moshuarve me rastin e futjes së euros nga 1 janari 2025, raportoi BTA.
Iniciativa, e titulluar "Pensionet në euro", do të fillojë më 19 shtator nga qyteti Dupnica dhe do të përfshijë kryesisht vendbanime të vogla. Qëllimi kryesor i pritjeve është që pensionistët të informohen dhe të konsultohen për të gjitha çështjet që lidhen me ndryshimin e ardhshëm - nga rillogaritja e pensioneve në euro deri te mënyra e njohjes së kartëmonedhave të falsifikuara në mënyrë që të mos bien viktimë e mashtruesve.
Ata gjithashtu do të marrin broshura me mostra të kartëmonedhave dhe monedhave euro në mënyrë që të njihen me kartëmonedhat e reja dhe elementët e tyre.
Procesi i konvertimit të monedhës po shkakton shqetësim tek shumë të moshuar, siç është e qartë nga sinjalet e marra në pritjen e Avokatit të Popullit.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Avokati i Popullit i Republikës së Bullgarisë
“Dialogu midis punëdhënësve dhe sindikatave është rivendosur. Takimet do të fillojnë nesër, më 28 nëntor, në Ministrinë e Financave, ku do të sqarohen të gjitha detajet. Shteti qëndron pas çdo qytetari bullgar.” Kjo u shkrua nga kreu i GERB-it, Bojko..
Asambleja Kombëtare ka futur një detyrim të ri për ndërmarrjet shtetërore për të zbatuar sisteme të menaxhimit të rrezikut të korrupsionit, duke përfshirë emërimin e një nëpunësi të integritetit. Masa u rekomandua nga Organizata për Bashkëpunim..
Kreu i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk i pëlqen buxheti i vitit 2026 dhe se ai do të ngrihet. Duke folur për mediat në parlament, Borisov tha se "Këshilli për Menaxhim të Përbashkët" i formacioneve qeveritare, kryeministri dhe ministri i financave..