Treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit në Bullgari gjatë muajit gusht mbetet pothuajse në të njëjtin nivel si muajin e kaluar – nga 20.6% në 20.2%, njoftoi BGNES duke cituar të dhëna nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Pengesat kryesore për zhvillim janë mjedisi ekonomik i pasigurt dhe mungesa e fuqisë punëtore.
Në ndërtim, sipërmarrësit shtojnë edhe rritjen e çmimeve të materialeve si një problem shtesë. Në sektorin e ndërtimit, klima e biznesit gjatë gushtit bie me 3.0 pikë përqindje (nga 27.9% në 24.9%). Pritshmëritë e sipërmarrësve në ndërtim për 3 muajt e ardhshëm janë që çmimet e shitjes të rriten.
Në sektorin e tregtisë me pakicë, gjithashtu ka një rënie me 1.4 pikë përqindje (nga 25.0% në 23.6%), për shkak të vlerësimeve rezervuara të tregtarëve për gjendjen e ndërmarrjeve të tyre. Megjithatë, parashikimet e tyre për volumin e shitjeve dhe për porositë ndaj furnitorëve në 3 muajt e ardhshëm përmirësohen. Sa i përket çmimeve të shitjes, 87.3% e tregtarëve me pakicë presin që ato të mbeten në të njëjtin nivel gjatë 3 muajve të ardhshëm.
Në sektorin e shërbimeve, klima e biznesit u rrit me 0.8 pikë përqindje (nga 15.1% në 15.9%). Shumica e sipërmarrësve në këtë sektor nuk parashikojnë ndryshime në çmimet e shitjes deri në fund të vitit.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..