Ministria e Punëve të Brendshme e Bullgarisë (MPB) po krijon një grup operativ të specializuar për luftën kundër pastrimit të parave, njoftoi ministria duke cituar ministrin e brendshëm Daniell Mitov. Në një takim pune me ambasadorin në detyrë të SHBA-së në Bullgari, Martin McDowell, dhe ekipin e sigurisë të ambasadës amerikane, ministri Mitov deklaroi se në këtë grup do të marrin pjesë policë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Kombëtare, Drejtoria e Përgjithshme për Luftën kundër Krimit të Organizuar, si dhe përfaqësues nga institucione dhe shërbime të tjera bullgare. Sipas njoftimit në faqen zyrtare të MPB-së, si udhëheqës i grupit u caktua Komisari i Lartë Javor Serafimov, zëvendësdrejtor i Policisë Kombëtare. Në njoftim theksohet se ndër prioritetet kryesore të MPB-së, të përcaktuara në programin e qeverisë "Zheljazkov", janë: përmirësimi i luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, heqja e Bullgarisë nga lista gri e MONEYVAL. Sipas ministrit Mitov, krijimi i grupit operativ të specializuar (SOG) është hapi i parë, i cili do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e hetimeve dhe do të mbështesë realizimin e prioriteteve të qeverisë.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Ministria e Punëve të Brendshme
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..