Fshati Llogodazh, Bashkia e Bllagoevgradit, do të presë Festivalin e Katërt të Lutenicës. Eventi do të mbahet më 30 gusht 2025, në orën 18:00, në oborrin e shkollës. Organizohet nga bashkia e qytetit dhe Qendra Kulturore “Ivan Çaushki – 1934”.

Vizitorët do të kenë mundësi të provojnë lutenicën, të përgatitur sipas një recete të vjetër tradicionale në qendër, si dhe bukë me brumë kosi 100-vjeçar, të pjekur në një enë të posaçme balte. Është planifikuar gjithashtu një program i pasur folklorik.

"Festivali i Lutenicës në Llogodazh është një nga ngjarjet më të njohura vendase, e cila kombinon traditat e kuzhinës dhe frymën autentike bullgare", thonë organizatorët.

Lutenica tradicionale bullgare është një meze e lehtë e preferuar e dimrit, e cila përgatitet kryesisht nga speca të kuq të pjekur dhe domate, të cilave mund t'u shtohen perime të tjera si patëllxhani, karotat dhe qepët. Përzierja bluhet, spërkatet me hudhër, kripë, sheqer, piper etj. dhe zihet ose skuqet me vaj derisa të arrihet trashësia e dëshiruar.

Mësoni më shumë për lutenicën bullgare:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Një punëtori e veçantë artizanale për enë qeramike me stil mbretëror, të përdorura nga familjet e pasanikëve gjatë periudhës së Perandorisë së Dytë Bullgare (shek. XII – XIV), ndodhet në qytetin tonë historik Veliko Tërnovo . Atelieja është afër..
Ansambli përfaqësues i vallëzimit “Orfeu”, pranë Shtëpisë së Kulturës në qytetin bullgar Kërxhali, do të përfaqësojë qytetin e Rodopeve dhe Bullgarinë në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit “I Porsalindur” që zhvillohet në kryeqytetin e Kosovës,..
Një album që përmbledh kostume tradicionale nga shtatë rajone të Vllahisë në Rumani u prezantua në ambientet e Muzeut të Qarkut Giurgiu.Në katalogun, të quajtur "Koleksioni Etnografik i Muzeut "Teohari Antonescu" në Giurgiu - Kostume Popullore dhe..