Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Forca" dhe dëshira e MONA-s për ta bërë muzikën e saj të arritshme për të gjithë

Foto: Facebook/MONA

MONA është pseudonimi krijues i Simona Petrovës. Edhe pse shumë e re, ajo ka bërë një rrugë të gjatë nga një fëmijë i ndrojtur në qytetin e saj të lindjes, Kjustendill, deri në një këngëtare të sigurt në skenë me pjesëmarrje në konkurse dhe forume muzikore. E frymëzuar nga stërgjyshja e saj, e cila ishte një këngëtare popullore, MONA tregon se folklori bullgar është gjithmonë i pranishëm në këngët e saj pop:

"Muzika popullore është në gjakun tonë. Kjo është dashuria ime më e madhe, kur shkoj në shfaqje, e ndiej nga emocionet e mia se vetëm muzika popullore mund të më bëjë të dridhem kaq shumë dhe ta ndiej muzikën. Edhe kur udhëtoj, këngët që dëgjoj nuk janë ato moderne. Këngët e mia të preferuara janë kryesisht ato folklorike dhe sidomos këngët folklorike korale. Dhe kjo është ajo që e ndez këtë shkëndijë tek unë."


MONA është veçanërisht e impresionuar nga gratë e moshuara në fshatrat bullgare, të cilat këndojnë këngë të mësuara nga gjyshet e tyre. Për të, kjo është veçanërisht e vlefshme, sepse muzika popullore na lidh me traditat, na tregon se si kanë jetuar njerëzit në të kaluarën, por tani ajo na arrin e përthyer përmes trendeve moderne. MONA e konsideron veten pjesë të valës së re të interpretuesve që sjellin folklor në muzikën e tyre. Ajo që është e ndryshme te MONA është se folklori është origjinal - sipas mendimit të saj, ajo që është në të kaluarën, ky tingull autentik nga një kohë e kaluar, nuk mund të arrihet sot, dhe veshja e tij me rroba moderne vetëm sa do ta dëmtonte atë.


Dëshira e këngëtares së re është të bëjë diçka të re që është e ndikuar nga e vjetra. Kështu, pas këngës së suksesshme “E gjallë”, e cila ka mbi një milion shikime në YouTube, MONA krijoi këngën e saj të re "Forca". Si autore e muzikës dhe tekstit, MONA iu drejtua ROBI-t (Roberto Nikollov) për aranzhimin. "Forca" derdhet me një frymë pas një periudhe të vështirë për këngëtaren. Në këtë këngë, MONA paraqet forcën e saj - për të, forca që e ndihmon gjithmonë është folklori ynë, muzika jonë, traditat tona.

Në videoklipin "Forca" është shtuar gjuha e shenjave  si një apel për ta bërë artin të arritshëm për të gjithë. MONA e ka ëndërruar këtë ide, e cila u realizua falë Nuri Jasharov - një aktor me dëgjim të kufizuar, artist vizual, mësues dhe linguist i gjuhës bullgare të shenjave.

Këngëtarja është fuqimisht e përkushtuar ndaj kësaj kauze, për të cilën ajo thotë:


"Vetëm 16% e artistëve në mbarë botën krijojnë muzikë që është e arritshme për të gjithë. Dua të jem pjesë e ndryshimit të këtij fakti. Dua që muzika ime të jetë një urë lidhëse midis botëve!"

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: Facebook/MONA, YouTube



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Kundër Kohës"… Kthimi i grupit "Faktor"

Hite roku me tekste dhe mesazhe serioze me të cilat është rritur më shumë se një brez – kjo është ajo që gjejmë në albumin e ri të grupit "Faktor", të titulluar "Kundër Kohës". Dhe koha duket se po punon në favorin e tyre, dhe për më shumë se..

botuar më 25-11-20 6.05.PD

32 violinistë të rinj nga 14 vende marrin pjesë në konkursin "Vasko Abaxhiev"

Konkursi i 8-të Ndërkombëtar i Violinës "Vasko Abaxhiev" do të mbahet në Sofje nga 20 deri më 23 nëntor me një interes rekord. Organizatorët nga Klubi i UNESCO-s "Leonardo da Vinci" - Sofje janë të kënaqur me 32 aplikimet e marra nga 14 vende,..

botuar më 25-11-20 5.20.PD

"Ulu pranë meje, mik" – Stefan Dimitrov dhe Stefan Diomov në një skenë

"Kështu është jeta" – kjo është motoja e koncertit më 19 nëntor, në të cilin kompozitori Stefan Dimitrov bashkon emra legjendarë si Bogdana Karadoçeva, Mihaill Bellçev, Vëllezërit Argirovi, Mimi Nikollova, Doni, së bashku me artistë të rinj, por..

botuar më 25-11-19 6.10.PD