Kampioni i Wimbledon për të rinj dhe i renditur i pari në renditje, Ivan Ivanov, kaloi lehtësisht në raundin e tretë në grupmoshën e tij, raportoi BTA.
Në raundin e dytë, tenisti 16-vjeçar bullgar mposhti lojtarin e ekipit vendas Maxwell Exsted me rezultatin 6:2, 6:3 në një ndeshje që zgjati një orë e 22 minuta. Kjo ishte fitorja e tij e dytë radhazi në turne.
Ivan Ivanov do të përballet me një amerikan tjetër, Maximus Dissault, në çerekfinale, i cili eliminoi argjentinasin Dante Pagani në tre sete.
Aleksandër Vasilev gjithashtu kaloi në raundin e tretë të US Open për juniorë, duke mposhtur amerikanin Dominick Mosejczuk. Ai do të luajë në fazën e një të tetës së finales dhe në dyshe.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: bgtennis.bgVetëm 3 të dhjetat e sekondës përcaktuan kampionin e meshkujve të Maratonës së Sofjes 2025. Kenianët Shedrak Kimajo dhe Ejbraham Kiplimo kaluan vijën e finishit në të njëjtën kohë, duke detyruar përdorimin e një fotofinishi. Fituesi i vitit të kaluar..
Fillon ngjarja më e madhe e atletikës së lehtë në Bullgari – Wizz Air Sofia Marathon 2025 . Më 11 dhe 12 tetor, rrugët e Sofjes do të shndërrohen në një skenë të sportit dhe kulturës. Edhe këtë vit, organizatorët raportojnë interes rekord nga..
Basketbollisti më i mirë bullgar Aleksandër Vezenkov u zgjodh për të dytin vit radhazi si lojtari më i mirë jashtë Shoqatës Kombëtare Amerikane të Basketbollit - NBA në anketën e menaxherëve të përgjithshëm të NBA-së. Ylli i Olympiacos mori 44% të..