Universiteti i Veliko Tërnovos është organizator i Seminarit të Dytë Organizativ- Metodologjik me lektorë të gjuhës, letërsisë dhe kulturës bullgare në universitete jashtë vendit. E ftuar zyrtarisht në ceremoninë e hapjes së forumit ishte Ilijana Jotova, Zëvendëspresidente e Bullgarisë, njoftoi universiteti në Facebook.
Forumi i kushtohet zhvillimit dhe popullarizimit të studimeve bullgare jashtë vendit dhe bashkon përfaqësues të universiteteve dhe institucioneve bullgare me lektorë nga universitete të huaja.
Në fjalën e saj përshëndetëse, Prof. e Asoc. Dr. Anna Ivanova, Zëvendës Rektore për Çështjet Ndërkombëtare e Universitetit të Veliko Tërnovos, theksoi rolin e rëndësishëm të lektorëve si ambasadorë të spiritualitetit bullgar jashtë vendit.
Programi i seminarit përfshin një bllok tematik "Lektoratet e gjuhës, letërsisë dhe kulturës bullgare në universitetet jashtë vendit: bashkëveprimi midis institucioneve dërguese dhe pritëse", që mbulon diskutime mbi gjendjen aktuale të lektorateve, trendet dhe perspektivat e zhvillimit, komunikimin me misionet diplomatike, ndarjen e praktikave të mira dhe përvojës së huaj.
Në forum marrin pjesë lektorë bullgarë - specialistë të gjuhës dhe kulturës bullgare, të cilët punojnë në universitete në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Portugali, Gjermani, Austri, Britani të Madhe, Rumani, Greqi, Irlandë, Kroaci, Gjeorgji, SHBA, Itali, Poloni, Hungari, si dhe pjesëmarrës online nga Azerbajxhani, Franca, Gjermania dhe Italia.
Lexoni më tepër në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Universiteti i Veliko Tërnovos "Shën Kirili dhe Metodi"
Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale dhe autore e “Zëri yt mund të ndryshojë jetën tënde” – vë në fokus një temë shumë të rëndësishme për..
Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit . Përfaqësuesit e këtij komuniteti janë pasardhës të emigrantëve nga trojet bullgare para gati..
Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore inteligjencën artificiale. Sipas vëzhgimeve të mësuesve, bëhet fjalë për mbi 85% të nxënësve tek ne, të..