Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Koha e së Ardhmes"

Foto: YouTube/Orlin Goranov

Artistë nga breza të ndryshëm bashkojnë pikëpamjet e tyre mbi dashurinë në këngën "Koha e së Ardhmes".

Këngëtari i dashur bullgar Orlin Goranov arrin të rikrijojë secilën këngë në mënyrën e tij unike. Kjo i përket edhe këngës së re "Koha e së Ardhmes" – e cila na ofron një histori për dashurinë që i mbijeton kohës dhe vështirësive. Kënga bazohet në muzikën, tekstin dhe aranzhimin e Jeason Brad Lewis– ky është emri skenik i Ljudmill Avgustinov. Përveç tingullit tipik pop bashkëkohor të Jeason, në “Koha e së Ardhmes” autori dhe interpretuesi i ri na surprizon me elementë xhazi dhe soul, aq të përshtatshëm për timbrin e ngrohtë të Orlin Goranovit.

“Koha e së Ardhmes” nuk është vetëm një këngë - ajo i jep emrin një projekti të tërë, duke bashkuar breza të ndryshëm në muzikë. “Koha e së Ardhmes” është emri i turneut të këtij viti të Orlin Goranov me Akaga, Orkestrën Sekrete dhe Trinity. Koncertet e para tashmë u zhvilluan në disa nga skenat verore në vend, ato që do të vijnë janë më 16 shtator në Teatrin Antik në Plovdiv dhe më 18 shtator në Teatrin Veror në Ruse. Turneu do të përfundojë në Ditën Botërore të Muzikës - 1 tetor, kur shfaqja e tij e fundit do të zhvillohet në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje.

Mësoni më shumë për Orlin Goranovin nga arkivi i Radio Bullgarisë:

Përpiloi: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: YouTube/Orlin Goranov



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dita e rokut bullgar me një koncert madhështor të grupeve legjendare vendase

Koncerti i supergrupit “Fondacijata” (Fondacioni), ditëlindja e këngëtarit Kirill Mariçkov dhe Dita e Rokut Bullgar – këto tri ngjarje bashkohen në një më 30 tetor në Sofje. Ky koncert i madh do të bashkojë në një skenë grupet legjendare të rokut..

botuar më 25-10-30 7.35.PD

Grafa dhe Robi prezantojnë një video me kauzë, bazuar në një histori të vërtetë

Si një emër tashmë i njohur në skenën muzikore bullgare, Grafa gjithmonë mbështet artistë të rinj dhe të talentuar. Kënga e tij më e re, “Secili prej nesh”, është një duet me Robi – një këngëtar shumë i njohur nga brezi më i ri i artistëve...

botuar më 25-10-29 6.05.PD

Mezzosopranoja nga Gjeorgjia dhe baritoni nga Rumania janë fituesit e “Operalia 2025” në Sofje

Bukuroshja gjeorgjiane me një zë të mrekullueshëm mezzosoprano, Ekaterine Buachidze dhe baritoni karizmatik rumun Mihai Damian, janë mbajtësit e çmimit të parë në kategorinë “Opera” të konkursit të famshëm të këngëtarëve “Operalia”, i cili u zhvillua..

botuar më 25-10-28 7.00.PD