Nga sot, 6 shtator, deri më 12 shtator, NATO-ja do të zhvillojë një nga stërvitjet më të mëdha dhe më komplekse për menaxhimin e emergjencave në vendin tonë – BULGARIA 2025, njoftoi Ministria e Brendshme. Pritësi do të jetë Qendra për Trajnim Profesional në Drejtorinë Kryesore “Siguria nga Zjarri dhe Mbrojtja e Popullsisë” në Montana (Bullgaria Veriperëndimore).
Stërvitja do të ketë për qëllim reagimin ndaj fatkeqësive natyrore dhe industriale, kërcënimeve hibride, emergjencave komplekse dhe procedurave të testimit që lidhen me mbështetjen logjistike nga vendi që merr ndihmë ndërkombëtare. Do të marrin pjesë rreth 1200 përfaqësues nga mbi 40 vende, të cilët do të stërviten së bashku në kushte sa më reale të jetë e mundur.
BULGARIA 2025 është organizuar bashkërisht nga Drejtoria Kryesore “Siguria nga Zjarri dhe Mbrojtja e Popullsisë” - Ministria e Brendshme, Qendra e Koordinimit Euro-Atlantik të NATO-s për Reagimin ndaj Fatkeqësive dhe Qendra e NATO-s për Kërkim, Zhvillim dhe Përmirësim të Aftësive për Menaxhimin e Krizave dhe Reagimin ndaj Fatkeqësive në Bullgari, raporton BGNES.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: armymedia.bg
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..