Duke incizuar këngë të reja, DARA kthehet edhe te hitet e saj të mëparshme. Tetë vite pas premierës, një nga këngët më të njohura të saj – "Mos" – rikthehet me një version modern për klubet. Në këtë aranzhim, tandemi i DJ-ve Kamen & Rusto transformon melodinë e njohur, duke e ngarkuar me shumë energji dhe bas ritmik. Festat ku marrin pjesë këta dy DJ janë veçanërisht të njohura, dhe Kamen është gjithashtu një nga producentët muzikorë të albumit të ardhshëm të këngëtares DARA, i cili pritet të dalë në shtator.
Më shumë për këngëtaren mund të lexoni në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: YouTubePopullarizimi dhe interpretimi i muzikës popullore bullgare prej kohësh është misioni i këngëtares, dirigjente dhe pedagoge, Neli Andreeva . Ajo është e njohur edhe për pjesëmarrjen e saj në formacione të ndryshme, përfshirë edhe Korin “Nusha” ,..
Një udhëtim muzikor emocionues, i lindur në fundin e botës – në Antarktidë – do të prezantohet më 28 nëntor, në orën 19:00, në Kanada, në adresën: 769 Niagara Stone Rd, Niagara-on-the-Lake, ON L0S 1J0. Virtuozi bullgar me famë botërore i kavallit,..
Që nga shfaqja e tij në skenën muzikore bullgare pothuajse 20 vjet më parë, muzikanti i rokut Toma Zdravkov na ka fituar me praninë e tij autentike. Edhe pse i është përkushtuar kryesisht tingujve të rock and roll, punk dhe country, Toma gjithmonë ka..