Tarifat e vendosura nga administrata e Presidentit Donald Trump në SHBA mbi mallrat evropiane do të kenë një efekt të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë në eksportet bullgare. Efekti i drejtpërdrejtë i llogaritur nga Ministria e Ekonomisë dhe Industrisë arrin në 468 milionë euro, dhe efekti i tërthortë pritet të arrijë në 158 milionë euro. Këto të dhëna u prezantuan nga Ministri i Ekonomisë dhe Industrisë, Petër Dillov, gjatë seancës së tij dëgjimore në Komisionin parlamentar për Ekonomi dhe Inovacion. Parashikimet u bënë në bashkëpunim me Akademinë Bullgare të Shkencave, raportoi BTA.
Dillov saktësoi se ministria po planifikon një numër masash për të mbështetur biznesin. Masa të tilla përfshijnë përgatitjen e analizave dhe informacionit, sepse, sipas ministrit, jo të gjitha kompanitë kryejnë një analizë të riskut për shkallën e ndikimit. Masa të tjera përfshijnë mbajtjen e një dialogu aktiv me organizatat e industrisë, promovimin e eksporteve në tregje alternative brenda dhe jashtë Evropës, dhe forcimin e rolit të Shërbimeve të Marrëdhënieve Tregtare dhe Ekonomike në hapjen e mundësive të reja.
Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Grupi KBC pret që ekonomia bullgare të rritet pak më shumë vitin e ardhshëm sesa në parashikimet e mëparshme, sipas përfundimeve të vlerësimeve të fundit të grupit financiar belg për ekonomitë e Evropës Qendrore dhe Lindore. Sipas raportit..
PBB-ja e Bullgarisë në vitin 2025 do të rritet me 3%, parashikon Komisioni Evropian në Parashikimin e tij Ekonomik të Vjeshtës, raporton BTA. Kjo është një rritje krahasuar me normën prej 2% të vendosur në parashikimin e pranverës të institucionit...
Bullgaria nuk ka kushte shtesë nga SHBA-të në lidhje me përjashtimin e bërë për vendin nga sanksionet kundër Lukoil, tha për BNT Ministri i Energjisë Zheço Stankov. Nëse është e nevojshme, shtyrja e sanksioneve kundër Lukoil mund të zgjatet, siguroi ai,..