“Dënojmë shkeljen e paprovokuar të hapësirës ajrore” — tha kryeministri Rosen Zheljazkov, gjatë një vizite në qytetin Simitli, lidhur me hyrjen e dronëve në hapësirën ajrore të Polonisë ditën e djeshme. “Pozita jonë është e qartë dhe në përputhje me qëndrimet e të tjerëve. Ne shprehim vendosmërinë e Aleancës për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, sipas parashikimeve të traktatit”, theksoi ai, cituar nga agjencia BTA. Sipas tij, ngjarja përbën një provokim të panevojshëm që nuk kontribuon në qetësimin e situatës mes Rusisë dhe vendeve të Bashkimit Evropian. Ai shtoi se aktualisht nuk ka sinjale për aktivizimin e nenit 5 të Traktatit të NATO-s, i cili parashikon se “një sulm i armatosur ndaj një ose më shumë prej tyre, në Evropë apo në Amerikën e Veriut, do të konsiderohet si sulm ndaj të gjithave”. Për momentin, me kërkesë të Varshavës, u aktivizua neni 4 i Traktatit të NATO-s, i cili parashikon konsultime ndërmjet vendeve anëtare.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..