Me rastin e ditës së parë të shkollës - 15 shtator, Prokuroria dhe Ministria e Brendshme po kryejnë një operacion të specializuar në të gjithë vendin për të luftuar shpërndarjen e drogës rreth shkollave, qendrave tregtare, diskotekave dhe vendeve të tjera të vizituara nga adoleshentët, raportoi BGNES.
Qëllimi i dy institucioneve është të identifikojnë dhe ndalojnë personat që shpërndajnë narkotikë, dhe të përfundojnë me prioritet procedurat penale.
Janë parashikuar një sërë masash për mbrojtje në hapësirën kibernetike - duke përfshirë monitorimin e rrjeteve sociale, faqeve të internetit, forumeve dhe kanaleve të enkriptuara të bisedave me qëllim identifikimin dhe neutralizimin e përmbajtjes së dëmshme që kërcënon shëndetin fizik dhe mendor të fëmijëve - përdorimin e substancave të ndaluara, sfidat që lidhen me vetëlëndimin, ngjitjen në lartësi etj.
Monitorimi online do të mbulojë gjithashtu hapësirat kibernetike në të cilat publikohen materiale rreth shkeljeve të rrezikshme të trafikut si drifti, shpejtësia e lartë dhe të tjera.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..