“Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike” (PP-DB) paraqiti një votë mosbesimi kundër qeverisë së Rosen Zheljazkovit në sektorin “Siguria e Brendshme dhe Drejtësia”, raportoi BGNES.
“Ne nuk shohim vetëm një dështim për t'u përballur, por një refuzim sistematik të shtetit për të luftuar kundër pushtimit të tij dhe interesave prapa skenave”, tha Bozhidar Bozanov në emër të paraqitësve. Koalicioni tregon udhëheqësin e “DPS - Fillimi i Ri” Deljan Peevski si faktorin kryesor prapa skenave. “Vota jonë është kundër faktit se shteti dhe shumica nuk po përpiqen të ndalojnë shembjen e institucioneve, por përkundrazi, po e thellojnë atë”, shtoi deputeti. Sipas fjalëve të tij, dështimi sistematik i shtetit po e shtyn shtetin drejt qeverisjes lindore, jo drejt një të ardhmeje evropiane.
Arsyet, të përcaktuara në mbi 80 faqe, u shkruan nga PP-DB, dhe votimi u paraqit me nënshkrimet e partive MEÇ dhe APS.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..