Stara Zagora po pret Festivalin e parë të Rrugës U.L.I.C.A. – Street Fest, njoftuan organizatorët nga ndërmarrja komunale “Art Skena”. Eventi do të zhvillohet gjatë fundjavës në pjesën për këmbësorë të bulevardit “Car Simeon Veliki” (“Mbreti Simeon i Madh”).
“Po ua dhurojmë fundjavën para ditës së parë të shkollës të rinjve. Le t’i thonë lamtumirë verës me humor të mirë – këtu, në Stara Zagora, në Ulica (Rrugë), duke u argëtuar, duke bërë miq të rinj dhe duke u zhytur në atmosferën shumëngjyrëshe të festivalit”, tha drejtori i “Art Skena”, Prof. Genko Geshev.
Festivali do të fillojë me një pazar U.L.I.C.A., i cili do të prezantojë produkte të artistëve dhe artizanëve nga i gjithë vendi. Në të njëjtën kohë, në hapësirën pranë Muzeut të Feve, Muzeu Rajonal i Historisë në Stara Zagora po organizon një seminar kaligrafie, ku të rinjtë dhe të moshuarit do të jenë në gjendje të shkruajnë me stilolaps dhe bojë.
Programi përfshin gjithashtu një shfaqje për fëmijë, spektakle, koncerte, një seancë stërvitore në mëngjes në natyrë me klubin për sporte luftarake “Atila” dhe do të përfundojë me një shfaqje dritash.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Facebook/Art Skena - Stara Zagora
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..