Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fillon edicioni i 43-të i Festivalit të Filmit Bullgar Artistik "Trëndafili i Artë"

Foto: zlatnaroza.bg

Nga 16 deri më 23 shtator 2025, Varna bëhet përsëri kryeqyteti i kinemasë bullgare. Edicioni i 43-të i Festivalit të Filmit Bullgar Artistik "Trëndafili i Artë" do të mbahet në Qendrën e Festivaleve dhe Kongreseve në qytet. Publiku do të ketë mundësinë të shohë 17 filma me metrazh të gjatë dhe 24 filmame metrazh të shkurtër në programin e konkursit, si dhe 13 tituj në programin paralel jashtë konkursit dhe 5 shfaqje klasike me një respekt ndaj trashëgimisë bullgare kinematografike.

Një kuadër nga filmi 'Ljubof' i Ivajllo Hristov

Festivali do të hapet me filmin "Ljubof" nga Ivajllo Hristov. Një film special me fragmente nga rolet më të mëdha të Rusi Çanev do të shfaqet me rastin e 80-vjetorit të tij. Publiku bullgar do të ketë mundësinë të jetë i pari që do të shohë filmin e ri të Stefan Komandarevit "Made in EU" , pas premierës së tij në Venecia. Ndër ngjarjet e pritura është shfaqja e "Gundi – Legjenda për dashurinë" - ​​filmi me më shumë shikueshmëri gjatë vitit. Do të prezantohet edhe bashkëprodhimi “Të paturpshmit” nga regjisori Konstantin Bozanov, i vlerësuar me një çmim në Kanë 2024.

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: zlatnaroza.bg, nfc.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vivia Niki dhe projekti i saj i ri unik artistik

Artistja dhe arkitektja bullgare, Vivia Niki, prezantoi veprën e saj të re land art – një qiri gjigant tre-dimensional, i vizatuar në një livadh mes pyjeve të malit Pllana, i cili duket sikur lëviz dhe merr jetë vetëm nga një kënd i caktuar, kur shihet nga..

botuar më 25-11-16 7.15.PD

Nata e Teatrove në 11 qytete të Bullgarisë

Teatrot në Bullgari tashmë po i numërojnë orët deri në ngritjen e perdes së edicionit të 13-të të Natës së Teatrove. Mbrëmja emocionuese do t’i shndërrojë skenat në 11 qytete bullgare në një festë të vërtetë të artit. Këtë vit iniciativa vjen me..

botuar më 25-11-15 8.15.PD

Në Riga prezantohet një ekspozitë me rastin e 140-vjetorit të Bashkimit të Bullgarisë

Në kryeqytetin e Letonisë, Riga, është paraqitur një ekspozitë e posaçme e dedikuar 140-vjetorit të Bashkimit të Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore. “Mënyra më fisnike” është motoja e Bashkimit të Bullgarisë në vitin 1885, i cili u..

botuar më 25-11-11 8.00.MD