Në një takim pas mbledhjes së sotme të qeverisë, Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov njoftoi se Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim që i jep start punës për kthimin e bashkatdhetarëve tanë që ndodhen jashtë vendit. Mbi 26 milionë leva (13 milionë euro) janë ndarë për iniciativën, të quajtur "Unë Zgjedh Bullgarinë". Ajo i drejtohet kryesisht komuniteteve bullgare jashtë vendit. "Ne duam të ndihmojmë vërtet në përballimin e problemeve të krizës demografike në vendin tonë, e cila po ndikon edhe në ekonominë e vendit. Po shohim se nuk ka fuqi punëtore në sektorë të caktuar", theksoi Gucanov, cituar nga BTA.

Nga e enjtja (18 shtator), Agjencia e Punësimit do të fillojë të pranojë aplikime, të cilat do të dorëzohen elektronikisht, nga njerëzit që dëshirojnë të kthehen në atdheun e tyre në kuadër të kësaj iniciative. Bullgarët që kanë qenë jashtë vendit për të paktën një vit në 18 muajt e fundit, ose që kanë përfunduar arsimin e tyre jashtë vendit në një vit e gjysmë të fundit, do të jenë në gjendje të aplikojnë. Sipas ministrit, interesi për iniciativën është i madh.
Fondet nuk do të sigurohen thjesht sepse bullgarët nga jashtë shtetit po kthehen në Bullgari, por sepse ata po fillojnë punë në vendin tonë. Iniciativa do të përfshijë gjithashtu informacion dhe akses më të mirë në tregun e punës përmes Agjencisë së Punësimit. Është planifikuar trajnim në gjuhën bullgare për anëtarët e familjeve që janë shtetas të huaj.
Gucanov saktësoi se po punohet edhe për krijimin e një programi të ngjashëm për zhvendosjen e shtetasve bullgarë nga vendbanimet më të mëdha në ato më të vogla, gjithashtu me disa stimuj.
Lexoni më tepër në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: bg.wikipedia.org, BTA
Këtë vit Krishtlindja “mbërriti” në Sofje që në nëntor, me aromë të verës së ngrohtë, kanellës dhe magjisë festive. Radio Bullgaria ju rekomandon të vizitoni disa prej këndeve të Krishtlindjes në kryeqytet: Për më të paduruarit për të pritur..
Muzeu i parë i arit investues mirëpret në Plovdiv vizitorë që duan të mësojnë më shumë rreth historisë së parave dhe lidhjes së tyre me arin – nga lindja e arit, origjina e tij kozmike dhe rruga e tij deri në Tokë, deri tek mënyra se si ky metal i çmuar..
Më 16 nëntor do të shënojmë Ditën e “Caritas” – organizatës bamirëse të Kishës Katolike, e cila përmes kujdesit dhe gjesteve të mëshirës mbjell shpresë në zemrat e atyre që kanë nevojë. Në këtë ditë do të kujtojmë se më e rëndësishmja nuk është pasuria..