Qeveria e Rosen Zheljazkovit i mbijetoi votës së pestë të mosbesimit, këtë herë me temën "Siguria e Brendshme dhe Drejtësia". Me 133 vota "kundër" nga një total prej 234, deputetët nga GERB-SDS, DPS-Fillimi i Ri, BSP dhe ITN shpëtuan kabinetin. 101 deputetë nga PP-DB, "Vëzrazhdane", APS, MEÇ dhe Veliçie votuan "pro" dhe asnjë nuk abstenoi.

Vota e mosbesimit u shoqërua me protesta. Para fillimit të seancës parlamentare, deputetët e "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP) parkuan makina para hyrjeve të parkingut të Kuvendit Popullor me fotografi të kryetarit të arrestuar të Varnës, Bllagomir Kocev, dhe nënkryetarit të kryeqytetit, Nikolla Barbutov, të ngjitura mbi to.

“Sot Peevski dhe Borisov do të duhet të ecin në këmbë sepse protesta për Bllagon dhe Nikolla Barbutov nuk i lejon ata të hyjnë nga hyrja e pasme me gjithë rojën e tyre. Është koha që ata të ecin mes njerëzve”, shprehu qëndrimin e tij ish-kryeministri Kirill Petkov. Pasoi një shkëmbim i shëmtuar fyerjesh midis kreut të “DPS - Fillimi i Ri” Deljan Peevski dhe bashkëkryetarit të PP Asen Vasilev, i cili vazhdoi edhe në sallën plenare.

Më vonë, “Vëzrazhdane” mbajti një protestë antiqeveritare pranë ndërtesës së parlamentit. Njerëzit thanë se do të vazhdonin demonstratat derisa kabineti të jepte dorëheqjen, raportoi gazetari i BNR-së Nikollaj Hristov.

“Resurset e “Po e Vazhdojmë Ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB) nuk janë të mjaftueshme që ato të përfaqësojnë një alternativë funksionale dhe mjaftueshëm të fortë ndaj status quo-së”, komentoi politologu Ognjan Minçev për Radion Kombëtare Bullgare. Dhe sipas kolegut të tij Georgi Kirjakov, “roli i “DPS-Fillimi i Ri” në këtë shumicë dhe qeveri po forcohet gjithnjë e më shumë, dhe partia në pushtet do të varet gjithnjë e më shumë nga Deljan Peevski dhe partia e tij”.

“Ky votim nuk u krye dhe qeveria vazhdon punën e saj për stabilitetin në vend”, tha kryeministri Rosen Zheljazkov pas votimit. Ai komentoi gjithashtu tensionin e sotëm në parlament: “Politika ka të bëjë me fitimin e besimit, jo me mbjelljen e urrejtjes. Vendi për debat është në sallën e parlamentit.”
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA, BGNES
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..