Nënpresidentja e Bullgarisë, Ilijana Jotova, ndodhet për vizitë në qytetin Taraklia, Moldavi, më 19 dhe 20 shtator. Sot, ajo është e ftuar zyrtare në ceremoninë solemne të ndarjes së çmimeve për fituesit e konkursit të esesë për nxënës dhe studentë nga diaspora bullgare në Ukrainë dhe Moldavi, organizuar nga Radioja Kombëtare Bullgare (BNR). Kjo iniciativë zhvillohet nën patronazhin e nënpresidentes së shtetit, me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Bullgarisë, dhe ka për qëllim forcimin e lidhjeve me komunitetet bullgare në mbarë botën. Pjesëmarrësit në konkurs – nxënës dhe të rinj të moshës 11 deri në 19 vjeç – duhej të shkruanin ese për një figurë historike bullgare me të cilën do të donin të takoheshin, si dhe për një poezi bullgare që u jep shpresë dhe forcë.

Ngjarja do të shoqërohet me një program të veçantë artistik, me pjesëmarrjen e një grupi folklorik nga Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare, Kuarteti “Svetogllas” dhe këngëtarja popullore Julia Gatderova.

Ndër pikat kryesore të vizitës së Ilijana Jotovës është edhe një takim me drejtuesit e Universitetit të qytetit Ruse “Angell Kënçev” dhe të degës së tij të sapohapur në qytetin Taraklia. Kjo degë është pasardhëse e Universitetit Shtetëror të Taraklias “Grigorij Cambllak”. Kjo transformim krijon më shumë mundësi për studim dhe për tërheqjen e të rinjve përmes specialiteteve të ndryshme. Ideja për këtë filial lindi gjatë vizitës së parë të Ilijana Jotovës në Moldavi në cilësinë e nënkryetares së shtetit, në vitin 2017.

Më 20 shtator, me ftesë të kryetarit të rajonit Taraklia, Ilijana Jotova do të hapë Festivalin e 24-të Ndërkombëtar Etnokulturor “Diversitet në unitet”. Ky festival paraqet traditat, jetesën dhe kulturën e etnive të ndryshme që jetojnë në Republikën e Moldavisë. Në rajonin e Taraklias, mbi 70% e popullsisë është me origjinë bullgare, ndërsa komuniteti bullgar në këtë zonë ka një histori mbi 200-vjeçare.
Lexoni më shumë në arkiivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA, Arkiv personal, Ani Petrova, BTA - arkiv
Rasti me një qen të shkelur nga një mjek në një lagje të kryeqytetit shkaktoi një valë pakënaqësie publike dhe organizimin e një proteste në Sofje, e cila do të zhvillohet sot para Akademisë Ushtarako-Mjekësore – institucioni shëndetësor ku punon mjeku...
E ashtuquajtura “Vulë e dygjuhësisë” u krijua në vitin 2011 në shtetin amerikan të Kalifornisë me idenë se, në kushtet e një ekonomie dhe marrëdhëniesh të globalizuara, një person nuk mund ta zhvillojë plotësisht potencialin e tij duke ditur vetëm një..
Me moton “Fundin e ka afër – le ta përjetojmë me humor” në qytetin Gabrovo u hap i ashtuquajturi sezoni i 5-të i vitit. Në ditën e 11-të të muajit të 11-të nis sezoni i karnavaleve të Vitit të Ri dhe të pranverës në qytetet e Evropës dhe të botës. Me..