Edicioni i 79-të i Panairit Ndërkombëtar Teknik do të mbahet në Plovdiv nga 24 deri më 27 shtator 2025. Forumi bashkon kompani kryesore, inovatorë dhe profesionistë, duke u përqendruar në progresin teknologjik dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Ekspozitat e specializuara janë në sektorë të ndryshëm si teknologjitë inteligjente, ekonomia e gjelbër, elektronika, transporti, ndërtimi, inxhinieria mekanike. Organizatorët premtojnë se do të prezantohen mbi 30 produkte inovative që vendosin standarde të reja. Eventi ofron mundësi për krijimin e partneriteteve, akses në tregje të reja dhe shkëmbim inovacionesh.

Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Panairi Ndërkombëtar Teknik - arkiv
“Dialogu midis punëdhënësve dhe sindikatave është rivendosur. Takimet do të fillojnë nesër, më 28 nëntor, në Ministrinë e Financave, ku do të sqarohen të gjitha detajet. Shteti qëndron pas çdo qytetari bullgar.” Kjo u shkrua nga kreu i GERB-it, Bojko..
Asambleja Kombëtare ka futur një detyrim të ri për ndërmarrjet shtetërore për të zbatuar sisteme të menaxhimit të rrezikut të korrupsionit, duke përfshirë emërimin e një nëpunësi të integritetit. Masa u rekomandua nga Organizata për Bashkëpunim..
Kreu i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk i pëlqen buxheti i vitit 2026 dhe se ai do të ngrihet. Duke folur për mediat në parlament, Borisov tha se "Këshilli për Menaxhim të Përbashkët" i formacioneve qeveritare, kryeministri dhe ministri i financave..