Ylli botëror i muzikës pop Robbie Williams do të takohet me fansat e tij në Bullgari për herë të dytë. Këtë herë koncerti do të jetë në kryeqytet, pasi këngëtari britanik këndoi në Burgas 10 vjet më parë.

"Do të më gjeni në ndonjë stadium, ku e argëtoj publikun deri në rraskapitje" - premtoi djali i keq i muzikës britanike pop me rastin e turneut të tij botëror "Robbie Williams Live 2025". Publiku do të mund të dëgjojë 22 këngë, ndër të cilat janë disa nga hitet botërore të këngëtarit dhe kompozitorit anglez, i cili do të gëzojë fansat e tij në skenë për më shumë se një orë e gjysmë.

Koncerti në Sofje po shkakton interes serioz, pasi dyert e Stadiumit Kombëtar "Vasill Levski" do të hapen që në orën 16:00. I zgjedhur për të "ngrohur" humorin e publikut deri në shfaqjen e Robbie Williams është ylli bullgar i popit Dara. Muzikantët nga grupi britanik “ The Lottery Winners” do të ngjiten gjithashtu në skenë.
Përpiloi: Ivan Gergov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: ticketstation.bg, Facebook/ Robbie Williams
Koncerti i supergrupit “Fondacijata” (Fondacioni), ditëlindja e këngëtarit Kirill Mariçkov dhe Dita e Rokut Bullgar – këto tri ngjarje bashkohen në një më 30 tetor në Sofje. Ky koncert i madh do të bashkojë në një skenë grupet legjendare të rokut..
Si një emër tashmë i njohur në skenën muzikore bullgare, Grafa gjithmonë mbështet artistë të rinj dhe të talentuar. Kënga e tij më e re, “Secili prej nesh”, është një duet me Robi – një këngëtar shumë i njohur nga brezi më i ri i artistëve...
Bukuroshja gjeorgjiane me një zë të mrekullueshëm mezzosoprano, Ekaterine Buachidze dhe baritoni karizmatik rumun Mihai Damian, janë mbajtësit e çmimit të parë në kategorinë “Opera” të konkursit të famshëm të këngëtarëve “Operalia”, i cili u zhvillua..