Marshimi çiklist i tolerancës "Le tour du canal" kthehet në Kanalin e Varkave në Plovdiv. Më 27 shtator në orën 14:00, fondacioni "Eja dhe ti" po u jep një dorë personave me aftësi të kufizuara me një festival kushtuar lëvizjes. Ngjarja do t'i ofrojë secilit pjesëmarrës mundësinë për të bërë aq xhiro rreth kanalit sa dëshiron, ose mundet brenda një ore. Personat me aftësi të kufizuara do të lëvizin me karroca me rrota - në mënyrë të pavarur ose të shoqëruar nga miq dhe vullnetarë. Kushdo që dëshiron është i ftuar t'u bashkohet atyre, raportoi sportal.bg.
"Fjala e marshimit çiklist të tolerancës është "Së bashku". Ne duam të tregojmë se personat me aftësi të kufizuara janë pjesë e shoqërisë dhe ne jemi një. Kjo nuk do të jetë një ngjarje për simpati, por një festë në të cilën do të lëvizim. Të gjithë janë të mirëpritur - kushdo që dëshiron. Mund të vini me biçikletë, skuter, patina me rrota, karrocë fëmijësh, riksha... Kushti është të ketë rrota", tha organizatorja Gergana Dojçinova.
BNR Plovdiv njofton se regjistrimi për pjesëmarrje është i detyrueshëm në: https://forms.gle/4wq9D39NAh2ggzsX6
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Fondacioni "Eja dhe ti"
“Dialogu midis punëdhënësve dhe sindikatave është rivendosur. Takimet do të fillojnë nesër, më 28 nëntor, në Ministrinë e Financave, ku do të sqarohen të gjitha detajet. Shteti qëndron pas çdo qytetari bullgar.” Kjo u shkrua nga kreu i GERB-it, Bojko..
Asambleja Kombëtare ka futur një detyrim të ri për ndërmarrjet shtetërore për të zbatuar sisteme të menaxhimit të rrezikut të korrupsionit, duke përfshirë emërimin e një nëpunësi të integritetit. Masa u rekomandua nga Organizata për Bashkëpunim..
Kreu i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk i pëlqen buxheti i vitit 2026 dhe se ai do të ngrihet. Duke folur për mediat në parlament, Borisov tha se "Këshilli për Menaxhim të Përbashkët" i formacioneve qeveritare, kryeministri dhe ministri i financave..