Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Marshimi çiklist i tolerancës "Le tour du canal" rikthehet në Plovdiv

Foto: Fondacioni ''Eja dhe ti''

Marshimi çiklist i tolerancës "Le tour du canal" kthehet në Kanalin e Varkave në Plovdiv. Më 27 shtator në orën 14:00, fondacioni "Eja dhe ti" po u jep një dorë personave me aftësi të kufizuara me një festival kushtuar lëvizjes. Ngjarja do t'i ofrojë secilit pjesëmarrës mundësinë për të bërë aq xhiro rreth kanalit sa dëshiron, ose mundet brenda një ore. Personat me aftësi të kufizuara do të lëvizin me karroca me rrota - në mënyrë të pavarur ose të shoqëruar nga miq dhe vullnetarë. Kushdo që dëshiron është i ftuar t'u bashkohet atyre, raportoi sportal.bg.

"Fjala e marshimit çiklist të tolerancës është "Së bashku". Ne duam të tregojmë se personat me aftësi të kufizuara janë pjesë e shoqërisë dhe ne jemi një. Kjo nuk do të jetë një ngjarje për simpati, por një festë në të cilën do të lëvizim. Të gjithë janë të mirëpritur - kushdo që dëshiron. Mund të vini me biçikletë, skuter, patina me rrota, karrocë fëmijësh, riksha... Kushti është të ketë rrota", tha organizatorja Gergana Dojçinova.

BNR Plovdiv njofton se regjistrimi për pjesëmarrje është i detyrueshëm në: https://forms.gle/4wq9D39NAh2ggzsX6

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: Fondacioni "Eja dhe ti"




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Sheshin Qendror të Plovdivit do të hapet një qytet i Krishtlindjeve

Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..

botuar më 25-11-27 5.40.PD

Parashikimi i motit për 27 nëntorin 2025

Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..

botuar më 25-11-26 7.35.MD
Foto: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Moldavi / Facebook

Rajoni i Taraklia-s do të ruajë autonominë e tij

Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..

botuar më 25-11-26 5.52.MD