Dy punonjësit e Agjencisë Ekzekutive "Administrata e Transportit Rrugor", të cilët kërkuan ryshfet nga shoferët e kamionëve të huaj që transportonin pajisje për mega-shoun e Robbie Williams, janë pushuar nga puna, janë sjellë në përgjegjësi penale dhe janë ndaluar për 72 orë. Ata kanë punuar në agjenci që nga viti 2012. Skandali shpërtheu një ditë pas koncertit të yllit britanik të popit në stadiumin “Vasill Levski” , i cili tërhoqi një audiencë prej 40 000 personash, raportoi BGNES. Sinjali u paraqit në organet e zbatimit të ligjit nga organizatorët e koncertit dhe Ambasada Britanike. Është kërkuar ryshfet nga pesë nga shoferët e të gjithë 22 kamionëve, me motivin e një mosfunksionimi të tahografit, shpjegoi drejtori i Drejtorisë Rajonale të Punëve të Brendshme Ljubomir Nikollov. Dy nga shoferët nuk iu nënshtruan kërkesave, njëri dha 300 euro, dhe dy të tjerë - nga 200 leva (rreth 150 euro) secili. Punonjësit e "Administratës së Transportit Rrugor" nuk dinin anglisht, kështu që përdorën Google Translate në komunikim. Meqenëse nuk kishin para të gatshme me vete, shoferët u detyruan të tërhiqnin para nga një bankomat aty pranë.
Gjatë kontrollit të mëvonshëm të makinave, ambienteve të zyrave dhe shtëpive të punonjësve të ndaluar të "Administratës së Transportit Rrugor", u gjetën kartëmonedha me vlerë rreth 43 mijë euro dhe mbi 5 mijë leva (rreth 2500 euro). U gjetën gjithashtu tre certifikata të shtetasve të huaj që punojnë në kompani transporti dhe një tjetër e një shtetasi bullgar. Sipas Nikollov, ato janë marrë si peng derisa "shkelësit" t'u sigurojnë shumën e nevojshme.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..