Kryetari i "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP), Asen Vasilev, tha në një intervistë për televizionin bTV se është më e lehtë të jesh kryetar i vetëm i partisë sesa të qeverisësh si bashkëkryetar me dikë tjetër pas largimit të Kirill Petkov.
"Është shumë e vështirë të jesh bashkëkryetar nëse nuk ke besim të plotë tek personi me të cilin je bashkëkryetar. Unë dhe Kirill Petkov njihemi që nga viti 2005-2006 dhe e dinim se po shkonim në të njëjtin drejtim, kishim besim absolut dhe të plotë tek njëri-tjetri", tha Vasilev.
Petkov dha dorëheqjen si bashkëkryetar i PP-së dhe anëtar i Asamblesë Kombëtare pas një skandali korrupsioni në administratën e kryeqytetit që përfshinte përfaqësues të partisë, për të cilin ai mori përgjegjësi të plotë në lidhje me emërimet e personelit. Dy ditë më parë, në një mbledhje të përgjithshme të partisë, Asen Vasilev u zgjodh me 100% të votave si kryetar i vetëm. U zgjodh gjithashtu një Këshill Ekzekutiv i partisë, i kryesuar nga Vasilev, por anëtarë kyç si Lena Borisllavova, Nikolla Minçev dhe të tjerë nuk u përfshinë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Federata Ruse nuk ka demonstruar në asnjë mënyrë gatishmërinë e saj për të arritur paqen. Deti i Zi është një zonë kufitare me luftën. Ai duhet të gëzojë vëmendjen absolute të aleatëve. Ne duam një prani më të madhe prej tyre në Detin e Zi. Kjo u..
Forcat qeverisëse nga GERB–SDS, BSP–Е majta e bashkuar dhe “Ka një popull të tillë” (ITN) nënshkruan një aneks ndaj marrëveshjes së tyre të koalicionit, me të cilin përcaktojnë rregullat për rotacionin e kryetarit të parlamentit. Mekanizmi i ri..
Paraqita një kërkesë me të cilën tërhiqem nga detyra e kryetares së Kuvendit Popullor, njoftoi kryetarja e parlamentit, Natalija Kisellova, pasi hapi seancën plenare më 29 tetor. “Sot tërhiqem dhe në këtë mënyrë tregoj se si duhet vepruar me ndjenjë..