Një ceremoni solemne do të mbahet në Silistra më 1 tetor për të shënuar 85-vjetorin e kthimit të Dobruxhës Jugore në Bullgari, raportoi BTA.
Përfaqësues të autoriteteve lokale dhe qendrore dhe qytetarë do të vendosin lule para monumentit të Mbretit Boris III - Bashkuesit në Parkun e Danubit. Nxënësit e Gjimnazit Gjuhësor "Pejo Javorov" në qytet, të cilët janë partnerë në realizimin e ngjarjes, do të ofrojnë përshëndetjet e tyre me një program festiv.
Me Traktatin e Krajovës, të nënshkruar më 7 shtator 1940, Dobruxha Jugore iu rikthye paqësisht Bullgarisë - kufiri midis Bullgarisë dhe Rumanisë në Dobruxha nga periudha 1878-1913 u rivendos. Më 1 tetor 1940, njësitë e Ushtrisë së Tretë Bullgare të udhëhequra nga gjeneral-lejtnant Georgi Popov hynë solemnisht në Silistra.
Lexoni më shumë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA-arkiv
Shoqata “Bravo Plovdiv” po organizon një takim të përfaqësuesve të komuniteteve bullgare dhe diasporave nga Ballkani dhe Evropa Lindore në Plovdiv, raporton BTA. Eventi, i cili do të zhvillohet më 5 dhe 6 shtator, i kushtohet Ditës së Bashkimit..
Mbushen 35 vjet nga një moment emblematik i historisë postkomuniste të Bullgarisë, i cili shënoi dekadat në vijim të tranzicionit të saj drejt demokracisë – zjarrvënia e Shtëpisë së Partisë. Arsyet për atë që ndodhi edhe sot mbeten të mbuluara me..
Bollgradi në rajonin e Odesës, Ukrainë, shënon sot, 25 gusht, 204 vjet nga themelimi i tij me një program kulturor në sheshin qendror dhe në institucionet kulturore të qytetit, raportoi BTA. Festimet janë pjesë e një festimi tre-ditor të Ditës së..