Të enjten, temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°C, në Sofje rreth 5°C. Gjatë ditës situata sinoptike do të jetë e ndërlikuar: me re, erë dhe reshje shiu. Era do të jetë mesatare, ndërsa në Bullgarinë Lindore – e fortë nga verilindja. Do të ketë reshje në të gjithë vendin, më të dendura në pjesët perëndimore dhe qendrore të Bullgarisë. Temperaturat maksimale do të luhaten nga 8 deri në 13°C, në kryeqytet rreth 8°C.
Gjatë natës duke u gdhirë e premtja, me uljen e mëtejshme të temperaturave, në shumë zona të Bullgarisë Perëndimore shiu do të përzihet dhe do të kthehet në dëborë të lagësht.
Në bregdetin e Detit të Zi do të mbajë mot me re dhe me reshje shiu. Temperaturat maksimale të ajrit do të arrijnë deri në 19°C, ndërsa temperatura e ujit detar është 21-22°C. Valët në det do të jenë 2-3 ballë.
Në malet do të mbajë mot me re, me erë dhe reshje kryesisht dëbore, ndërsa nën lartësinë prej rreth 1200 metrash reshjet do të jenë kryesisht shiu. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga lindja-juglindja. Në shumë zona të masiveve malore të Bullgarisë Perëndimore dhe Qendrore reshjet do të jenë të konsiderueshme, ndërsa gjatë mbrëmjes, me uljen e temperaturave, kufiri i reshjeve dëbore do të zbresë. Do të bjerë dëborë e lagësht, do të fillojë të formohet një shtresë dëbore dhe do të ketë kushte për grumbullim mbi gjethet, thyerje të degëve dhe pemëve. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra do të jetë rreth 5°C, ndërsa në 2000 metra rreth minus 1°C.
Të premten, me vazhdimin e ftohjes, në zonat malore të Bullgarisë Perëndimore dhe nën lartësinë prej 1000 metrash, shiu do të kalojë në dëborë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..