Dimana Mirçeva, e njohur si DIA, tërhoqi vëmendjen si nxënëse në Shkollën Kombëtare të Muzikës "Ljubomir Pipkov" në Sofje, kur interpretoi këngën e saj të parë origjinale.Që atëherë, ajo i interpreton këngët e saj me respekt për folklorin bullgar, duke mbështetur njëkohësisht edhe folklorin origjinal bashkëkohor.
Kënga e saj më e re - "Nga puthja nuk mbetet asnjë shenjë" - u krijua në bazë të një këngë bullgare më shumë se njëqindvjeçare. DIA e zbuloi atë në një përmbledhje këngësh popullore autentike, të përpiluara në vitin 1924. Kur pa titullin origjinal "Nga puthjanuk mbetet asnjë shenjë", këngëtarja u impresionua menjëherë, sepse për të tingëllonte si një magji, dhe e frymëzuar nga këto fjalë dhe historia pas tyre, ajo filloi të krijonte një tekst krejtësisht të ri. Dhe historia është si më poshtë:
"Në versionin origjinal të këngës flitet për një djalë që i jep vajzës dhurata të ndryshme, në mënyrë që ajo të pranojë të jetë е dashura e tij.Por në fund ai thotë: "Nuk do t'i jap këto dhurata, sepse nuk janë aq të vlefshme sa një puthje. Një puthje nuk lë gjurmë - shenja humbet, por puthja nuk harrohet." Kjo është ndoshta gjëja më e mirë që mund të japim si njerëz që duam dhe duam të na duan."

DIA zhvilloi tekstin dhe muzikën bazuar në këngën origjinale, kurse aranzhimi është përsëri vepër e Aleks Nushevit. Vokalet mbështetëse janë nga këngëtarja popullore Gabriella Millanova.
Lidhur me pamjen vizuale të këngës "Nga puthja nuk mbetet asnjë shenjë", DIA ndan:
"Videoklipi i këngës është one-shot, gjë për të cilën jam jashtëzakonisht krenare. Ky xhirim i pandërprerë më dha shumë, sepse në këto tre minuta duhet të jesh maksimalisht i disiplinuar, të jesh këtu, në vend, i përqendruar sa më shumë të jetë e mundur, në mënyrë që gjërat të funksionojnë. Ishte shumë frymëzuese për mua."
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Facebook/DIA
Hite roku me tekste dhe mesazhe serioze me të cilat është rritur më shumë se një brez – kjo është ajo që gjejmë në albumin e ri të grupit "Faktor", të titulluar "Kundër Kohës". Dhe koha duket se po punon në favorin e tyre, dhe për më shumë se..
Konkursi i 8-të Ndërkombëtar i Violinës "Vasko Abaxhiev" do të mbahet në Sofje nga 20 deri më 23 nëntor me një interes rekord. Organizatorët nga Klubi i UNESCO-s "Leonardo da Vinci" - Sofje janë të kënaqur me 32 aplikimet e marra nga 14 vende,..
"Kështu është jeta" – kjo është motoja e koncertit më 19 nëntor, në të cilin kompozitori Stefan Dimitrov bashkon emra legjendarë si Bogdana Karadoçeva, Mihaill Bellçev, Vëllezërit Argirovi, Mimi Nikollova, Doni, së bashku me artistë të rinj, por..