Bullgaria ruan kufijtë evropianë në mënyrë jashtëzakonisht të mirë dhe të suksesshme. Në krahasim me vitin 2024, tentativat për kalim të paligjshëm të kufirit bullgaro-turk u ulën me mbi 75%. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në Kopenhagë, përpara Samitit të Komunitetit Politik Evropian, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Praktikisht nuk kemi fluks që përbën kërcënim për sigurinë evropiane nga migrimi i paligjshëm, komentoi kryeministri. “Përpjekjet tona synojnë kthimin e emigrantëve të paligjshëm në vendet e origjinës. Pikërisht këto politika, që Sofja i ka mbrojtur ndër vite, po gjejnë përkrahje nga shumë vende të BE-së. Siguria e Evropës nuk varet vetëm nga mbrojtja fizike e kufijve, apo teknologjitë në të cilat investojmë shumë — përfshirë me fonde evropiane — por edhe nga politikat e duhura, që ndalojnë çdo tentativë për migrim të paligjshëm drejt kontinentit”, theksoi kryeministri.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: government.bg
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..