“Të gjitha frikët për futjen e euros do të kapërcehen brenda një ose dy muajsh pas 1 janarit 2026, pas së cilës do të duhet të kombinojmë përfitimet.” Kjo u tha nga Zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev në një takim informues mbi futjen e euros në Gabrovo, cituar nga BTA.
Tomisllav Donçev theksoi se hyrja e vendit tonë në eurozonë nuk është një rrugë automatike drejt prosperitetit, por një mundësi që varet nga ne dhe nëse e shfrytëzojmë atë, do të ketë rezultate. Sipas tij, frika dhe paragjykimet janë të pritshme, sepse kur gjendemi në një realitet të ri politik, gjithmonë ka dyshime për të renë dhe një mall për të vjetrën. Dhe pikërisht këtu është roli i shtetit, detyra e të cilit është të zhvillojë një fushatë adekuate, e cila, sipas tij, është duke u zhvilluar aktualisht, dhe t'u përgjigjet të gjitha pyetjeve.
Zëvendëskryeministri i përshkroi disa nga debatet mbi temën e futjes së euros si “të çmendura”. Sa i përket deklaratave se vendi ynë po humbet sovranitetin financiar, ai kujtoi se nuk kemi pasur një sovranitet të tillë që nga viti 1997, kur u fut një bord monetar dhe monedha bullgare lev u lidh me markën gjermane. Tomisllav Donçev tha gjithashtu se kuptimi i eurozonës është çështje kulturash.
Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Duke pasur parasysh numrin në rënie të popullsisë në vend, Këshilli Fiskal rekomandon qeverisë të ndërmarrë masa për kursime në Buxhetin 2026. Masat janë: ulja e administratës komunale përmes bashkimit të komunave; optimizimi i numrit të policisë;..
Banka Popullore Bullgare raporton një rritje të mprehtë të depozitave të reja të familjeve. Veçanërisht i theksuar është rritja e depozitave në euro. Vetëm për një muaj janë depozituar në llogari me afat shuma me vlerë 334 milionë leva (mbi 161 milionë..
Rritja vjetore e Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit tonë do të mbetet në një nivel prej mbi 3% në periudhën 2025-2027, parashikon siguruesi i kredive tregtare “Allianz Trade” në raportin e tij, raporton BTA. Kjo do të thotë që ekonomia bullgare do..