Kryetari i partisë “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov, ka paraqitur një padi në prokurori kundër liderit të GERB-it dhe ish-kyeministrit të Bullgarisë Bojko Borisov me dyshimin për tradhti. Ai i bazon akuzat e tij në një artikull në “Wall Street Journal”, i cili pretendon se Bojko Borisov, kishte folur në pranverë në vendin tonë me Donald Trump Jr. për shitjen e një pjese të tubacionit “Rryma Turke” dhe bazës së naftës “Neftohim Burgas” në këmbim të heqjes së sanksioneve sipas Ligjit global Magnitsky kundër "aleatëve të tij të ngushtë".
"Një politikan bullgar - kryetari i partisë në pushtet, i lejon vetes të tregtojë pronë bullgare dhe të huaj në këmbim të interesit të tij personal të partisë. Kjo quhet tregti me pushtet, tregti me ndikim dhe është e dënueshme, dhe kur bëhet me të huajt, është tradhti", komentoi Kostadin Kostadinov.
"Unë gjithmonë promovoj “Rryma Turke", tha udhëheqësi i GERB-it në një intervistë me Nikollaj Barekov.
“Ish-kryeministri bullgar Bojko Borisov, i cili ende konsiderohet si njeriu më i fuqishëm në Bullgari, pa një mundësi – reklamimi i tubacionit dhe aseteve të tjera bullgare mund t’i siguronte atij një takim me presidentin amerikan, me të cilin ai u takua në vitin 2019. Ndër të tjera, Borisov po përpiqet të kërkojë lehtësim nga sanksionet e Ligjit Magnitsky për disa nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë”, shkroi “Wall Street Journal”, cituar nga BTA.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..