Përmbytjet e radhës në bregdetin e Detit të Zi janë rezultat i ndërtimit të pakontrolluar, mjedisit natyror të shkatërruar dhe mosveprimit institucional, thuhet në një deklaratë nga Dhoma e Arkitektëve në Bullgari.
Sipas organizatës profesionale, ndërtimi i tepruar dhe shpesh i paligjshëm përgjatë bregdetit, përfshirë në përrenj dhe rrjedha ujore, është shkaku i drejtpërdrejtë i pasojave katastrofike. Ata theksojnë se shkatërrimi i dunave, hapësirave të gjelbra dhe sistemeve natyrore të drenazhimit e kthen çdo stuhi në fatkeqësi.
"Nuk mund ta injorojmë faktin se të gjitha këto ndërtime kanë marrë qëndrime pozitive nga Ministria e Mjedisit dhe Ujit, Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit dhe Agjencia Ekzekutive për Pylltarinë, edhe kur ato ndodhen në shtretërit e lumenjve dhe zonat me rrezik të lartë. Këtu duhet të theksojmë përgjegjësinë e madhe të të gjitha institucioneve në lidhje me këto rregullore, leje dhe kontrollin pasues mbi to", deklaron Dhoma.
Përmbytjet e sotme janë një paralajmërim: nëse nuk rivendosim arsyen, përgjegjësinë dhe etikën profesionale në planifikim, natyra do të vazhdojë të na mbajë përgjegjës për heshtjen tonë, paralajmëron organizata.
Shirat dhe përmbytjet e dendura në fillim të tetorit prekën një numër zonash në vend dhe morën katër jetë njerëzish në fshatin turistik Elenite, kujton BTA.
Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Festa e sivjetshme e bullgarëve të Besarabisë, të cilën e shënojmë çdo vit më 29 tetor, u shndërrua në një sërë ngjarjesh kushtuar bashkësisë bullgare të shpërndarë në rajonin e Besarabisë, e ndarë midis Rumanisë, Ukrainës dhe Moldavisë. E fundit prej..
Një takim me temën "Ariu në kontekstin e ekoturizmit: mundësi dhe perspektiva" do të mbahet sot, 11 nëntor, në ndërtesën e Bashkisë së Smoljanit. Eventi është organizuar nga WWF Bullgaria dhe Shoqata "Horizonte të Reja" - Smoljan dhe synon të bashkojë..
Eurodeputeti i Partisë Popullore Evropiane, Andrej Kovaçev, bëri thirrje për miratim urgjent të ndryshimeve në Ligjin për Shtetësinë Bullgare gjatë një diskutimi me gazetarët bullgarë në Bruksel. Ligji aktual i shtetësisë bullgare është jologjik..