Kreu i partisë më të madhe parlamentare GERB dhe ish-Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov komentoi mbi takimin e tij me Donald Trump Jr., i cili shkaktoi një reagim të gjerë mediatik në vendin tonë: "Takime private me fëmijët e miqve të mi, në një drekë informale nga e cila nuk doli asgjë, përveçse ndamë atë që secili prej nesh përjetoi gjatë kohës kur nuk e pamë njëri-tjetrin me babanë e tij, arrestime të paligjshme, largim nga shtëpia..." - shpjegoi ai për gazetarët.
Deputetët e "Po e Vazhdojmë Ndryshimin - Bullgaria Demokratike" këmbëngulën që kreu i GERB të bënte një deklaratë zyrtare në lidhje me artikullin në “Wall Street Journal”, i cili pretendon se Borisov kishte folur në pranverë në vendin tonë me Donald Trump Jr. për shitjen e një aksioni të "Rryma Turke" dhe bazës së naftës "Neftohim Burgas" në këmbim të heqjes së sanksioneve sipas ligjit global "Magnitsky" kundër "aleatëve të tij të ngushtë".
"I bëj thirrje zotit Borisov të dalë dhe të thotë të vërtetën. Kjo është e rëndësishme, sepse kur një politikan bullgar me ndikim të madh fillon të ofrojë asetet e shtetit bullgar, ky është një problem kombëtar", u argumentua Ivajllo Mirçev dhe i bëri thirrje Borisovit që të japë shpejt një intervistë për botimin amerikan dhe të tregojë versionin e tij.
Dje, 7 tetor kreu i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov njoftoi prokurorinë lidhur me akuzat në mediat amerikane.
Redaktoi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Në një takim në Parlament, në prani të drejtuesve të partive, koalicioni GERB-SDS dhe partia “DPS-Fillimi i Ri” u dakorduan për një mandat të plotë qeverisës dhe për zbatimin e angazhimeve në drejtim të orientimit euroatlantik të Bullgarisë. Këtë e..
Presidenti bullgar Rumen Radev priti në qytetin Smoljan presidentin e Hungarisë, Tamash Shujok. Gjatë qëndrimit në qytetin malor të malit Rodopa, i ftuari vizitoi shtëpinë bullgare të poetit, përkthyes dhe piktor hungarez Llasllo Nagi. Më 20..
Do të hiqen tarifat e roamingut me BE-në për Shqipërinë dhe Malin e Zi Në vitin 2026 tarifat e roamingut midis Shqipërisë dhe BE-së do të hiqen plotësisht, tha gjatë vizitës së saj në Tiranë më 13 tetor kryetarja e Komisionit Evropian..