Komisioni Evropian ka ngritur padi kundër Bullgarisë në Gjykatën e Bashkimit Evropian, sepse nuk i ka transpozuar plotësishtnë legjislacionin kombëtar rregullat e komunitetit për dërgimin e shoferëve dhe kërkon sanksione financiare.
Direktiva prezanton rregulla për dërgimin e shoferëve në sektorin e transportit rrugor, të cilat janë thelbësore për sigurimin e mbrojtjes së tyre sociale dhe përmirësimin e kushteve të tyre të punës, thuhet në motive. Një nga vështirësitë e transpozimit të vonë të direktivës është vështirësia e shoferëve për të marrë shpërblim të drejtë.
Komisioni Evropian i ka dërguar Bullgarisë një opinion të arsyetuar me thirrje për të transpozuar siç duhet direktivën për luftën kundër keqtrajtimit dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve dhe pornografisë së fëmijëve, si dhe dy njoftime zyrtare. Njëri është për transpozim të gabuar të Direktivës për Armët e Zjarrit, dhe i dyti - për një raport të paparaqitur mbi zbatimin e një neni të Direktivës që përcakton rregulla të përbashkëta për tregun e brendshëm të energjisë elektrike brenda BE-së.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..