Shoqata Kombëtare e Mbarështuesve të Deleve dhe Dhive kërkoi dorëheqjen e Ministrit të Bujqësisë Georgi Tahov dhe drejtorit të Agjencisë së Ushqimit Svetllozar Patarinski për shkak të vonesës së vaksinimit të kafshëve kundër lisë, njoftoi gazetarja e BNR-së Veselina Millanova. Sipas blegtorëve, ata paraqesin informacion të paplotë dhe manipulues në lidhje me përhapjen e sëmundjes, shtrembërojnë rreziqet ekonomike të vaksinimit dhe mbjellin frikë në industri.
Prodhuesit e drithërave janë gjithashtu të indinjuar nga politika e ministrit dhe kërkuan dorëheqjen e tij.
Ndërkohë, gjashtë organizata të mëdha të industrisë bujqësore, përfshirë blegtorët dhe përpunuesit e qumështit, kanë njoftuar një gatishmëri për protestë, që përkon me vizitën e nesërme në vendin tonë të Komisionerit të BE-së për Bujqësi Christophe Hansen. Protesta, me moton "Në Mbrojtje dhe Mbështetje të Prodhimit Bullgar", është kundër politikave dhe mekanizmave që kërcënojnë jetesën e mijëra fermerëve dhe kërkesave të organizatave të tjera të fermerëve për vaksinim të menjëhershëm kundër lisë tek kafshët. Ajo është një lloj kundërproteste ndaj protestës në favor të vaksinave të shpallur më parë nga organizata e mbarështuesve të deleve.
Më vonë, tridhjetë organizata të industrisë i dërguan një deklaratë Kryetares së Asamblesë Kombëtare Natalija Kisellova, Kryeministrit Rosen Zheljazkov dhe Zëvendëskryeministrit Tomisllav Donçev në mbështetje të Georgi Tahov.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..