Në fund të vitit 2024, kishte mbi 80 000 persona me pensione dhe shtesa të dhëna sipas rregulloreve evropiane dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, raporton Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore. Këta janë bullgarë që kanë punuar në 44 vende të BE-së dhe vende me të cilat Bullgaria ka marrëdhënie kontraktuale. 80% e tyre janë kthyer për të jetuar në Bullgari.
Më të shumtit janë pensionet për stazhe në Gjermani – 12 500, 11 000 janë nga Spanja. Pas tyre vijnë pensionet nga Greqia, Italia, Britania e Madhe dhe Rusia. 20 për qind e pensioneve të huaja vijnë nga Republika Çeke, Qiproja, Austria, Franca, Ukraina, Portugalia dhe Polonia.
Numri i bullgarëve me pensione nga jashtë shtetit po rritet çdo vit. Gjatë 4 viteve të fundit, rritja ka qenë 50%. Numri i personave me pensione bullgare, të cilat u paguhen atyre që u zhvendosën në Turqi pas 1 majit 1989, po zvogëlohet nga 14 000 në vitin 2020 në 11 400 në fund të vitit 2024.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: bntnews.bg
Në Sofje, më 30 tetor 2025, u zhvillua Takimi Ekonomik për Investime Shqipëri–Bullgari, një iniciativë e përbashkët e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Sofje dhe Dhomës Bullgaro-Shqiptare të Biznesit. Ngjarja, e mbajtur në ambientet e Hotel..
Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari ka qenë në eurozonë për një kohë të gjatë. Çmimet nuk do të pësojnë ndryshime të rëndësishme pas futjes së monedhës së përbashkët. Kjo u tha nga financieri Levon Hamparcumjan në Konferencën e 11-të Kombëtare..
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 3 për qind këtë vit. Në vitin 2026, shkalla e rritjes do të ngadalësohet në 2.7 për qind, parashikon Ministria e Financave në Parashikimin e saj Makroekonomik të Vjeshtës. Analiza është ngarkuar në faqen e..