Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Violina unike dhe surpriza intriguese në edicionin vjeshtor të "Festivalit Evropian të Muzikës"

Foto: europeanmusicfestival.bg

"Festivali Evropian i Muzikës" në Sofje ofron disa ngjarje të spikatura për adhuruesit e muzikës në serinë vjeshtore të edicionit të tij të 25-të. Nga mesi i tetorit deri më 2 dhjetor 2025, do të zhvillohen koncerte me programe interesante dhe interpretues të jashtëzakonshëm.

Bingo Symphony Orchestra

Festivali nis më 12 tetor në Sofia Live Club me koncertin e BSO (Bingo Symphony Orchestra) – një formacion prej gjashtë muzikantësh të njohur bullgarë, të bashkuar nga ideja për të eksploruar horizonte të reja në art. Në debutimin e tyre në festival, ata do të prezantojnë rikrijime dhe përpunime inovative klasike, xhaz dhe rok  të kryeveprave muzikore ikonike. Themelues i formacionit është kitaristi Georgi Marinov, i njohur për prirjen e tij për eksperimentim dhe dashurinë për muzikën klasike dhe hitet filmike. Në grup marrin pjesë gjithashtu violinisti Orlin Cvetanov nga Ansambli i Muzikës së Dhomës“Sofijski solisti” (“Solistët e Sofjes”), violonçelistja Sofia Radillova nga Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare, bateristi Stefan Goranov, pianisti Mlladen Taskov dhe basisti Evden Dimitrov, i njohur për pjesëmarrjet e tij në projekte me emra të njohur të skenës muzikore bullgare si Ljubo Kirov, Orlin Pavllov, Maria Ilieva dhe Preja.

Agleja Kaneva dhe Aleksandër Viçev

Më 13 tetor, në skenën e Klubit Qendror Ushtarak do të debutojë një ansambël mjaft interesant: duoja e instrumenteve goditëse Agleja Kaneva – Aleksandër Viçev. Të dy muzikantët, vetëm 17-vjeçarë, janë nxënës të Shkollës së Muzikës “Dobrin Petkov” në Plovdiv dhe tashmë laureatë të konkurseve prestigjioze, duke i mahnitur dëgjuesit me teknikën e tyre të jashtëzakonshme, harmoninë dhe energjinë që përcjellin në skenë.

Milla Georgieva, Lia Petrova dhe Svetlin Rusev

Kulmi i vërtetë i festivalit pritet të jetë cikli “Koleksioni Stradivarius”, i cili paraqet mjeshtërinë më të lartë të ekzekutimit në violinë. Solistë në tre koncertet e kësaj serie do të jenë violinistët e shkëlqyer bullgarë Milla Georgieva, Lia Petrova dhe Svetlin Rusev. Në bashkëpunim me Orkestrën Cantus Firmus, ata do të ekzekutojnë në instrumentet e tyre të veçantë - kryevepra të artit të krijimit të veglave muzikore. Publiku do të ketë mundësinë të krahasojë tingullin e tri violinave unike të mjeshtrit të madh Antonio Stradivari, të mësojë fakte interesante nga historia e tyre dhe të kuptojë pse janë kaq të çmuara. Koncertet e Koleksionit “Stradivarius” do të zhvillohen në sallën “Bëllgaria”: më 28 tetor me soliste Milla Georgieva, më 17 nëntor me pjesëmarrjen e Lia Petrovës dhe më 2 dhjetor me violinistin e jashtëzakonshëm Svetlin Rusev.

Orkestra Cantus Firmus

“Festivali Evropian i Muzikës” mban etiketën Remarkable Arts Festival dhe realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Sofjes.

Redaktoi: Cvetana Tonçeva

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Festivali Evropian i Muzikës




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Më 24 maj, këngëtarja e njohur Lili Ivanova do të këndojë në Sallën “Olimpia” në Paris

Lili Ivanova do të këndojë për herë të dytë në sallën “Olimpia”. Koncerti parashikohet për më 24 maj 2026 dhe zhvillohet nën patronazhin e presidentit Rumen Radev, njofton ekipi i këngëtares më të madh të muzikës bullgare pop. Lili Ivanova..

botuar më 25-11-18 1.44.MD

“Pa ty” – kënga e parë e përbashkët e Grupit “Horizont” dhe këngëtares Mariana Popova

Muzikantët e Grupit “Horizont” dhe këngëtarja Mariana Popova regjistruan një këngë të përbashkët – “Pa ty”. “E njohim Marianën që nga koha kur ajo këndonte në një grup shumë të fortë “Kokomania”. Që atëherë na është bërë e preferuara jonë – me..

botuar më 25-11-18 6.10.PD

Mary Boys Band feston 30 vjetorin me një orkestër të madhe simfonike

Eventi i radhës me të cilin grupi Mary Boys Band shënon 30-vjetorin e tij është një koncert me një orkestër të madhe simfonike në sallën “Bullgaria” në Sofje më 21 nëntor. Këngëtarja në grup, Maria Mutafçieva – Mary, pranon se kjo ka qenë një..

botuar më 25-11-17 6.00.PD