Le ta shndërrojmë inovacionin në një aleat, jo në një pengesë të re për të drejtat e njeriut. Nuk mund të lejojmë që gratë të paguajnë çmimin e padukshëm të progresit dixhital dhe inteligjencës artificiale. Këtë e deklaroi Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova në një fjalim në Samitin Botëror të Lidershipit për Gratë në Pekin me mbi 800 pjesëmarrës nga e gjithë bota, njoftoi shërbimi për shtyp i kreut të shtetit. Forumi "E Ardhmja e përbashkët: Një proces i ri dhe i përshpejtuar për zhvillimin gjithëpërfshirës të grave" u hap nga Presidenti kinez Xi Jinping.
Zëvendëspresidentja theksoi se Bullgaria po bën përparim të konsiderueshëm në parimet e programit "Gratë, paqja dhe siguria". Ajo dha një shembull të grave në shërbimin diplomatik bullgar. Atje ato janë 50%, me 40 për qind në pozicione drejtuese. Jotova theksoi se që nga viti 1996, Bullgaria ka pasur 6 gra si ministre të jashtme.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: president.bg
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..