Një laborator i përbashkët kërkimor i “LB Bulgaricum” dhe atij japonez “Meiji” do të hapet në gjysmën e parë të vitit 2026. Ai do të zhvillojë produkte të reja dhe do të studiojë përfitimet e kosit tradicional bullgar. Kjo u njoftua pasi Ministri i Ekonomisë Petër Dillov dhe Katsunari Matsuda, Drejtor Ekzekutiv i “Meiji Holdings Co”, diskutuan zhvillimin e marrëdhënieve midis “LB Bulgaricum” dhe “Meiji”. Në takimin në Tokio në selinë e korporatës mori pjesë edhe Ambasadorja e Bullgarisë në Japoni Marieta Arabaxhieva.

Matsuda theksoi se “Meiji” ka prodhuar kos për tregun japonez për më shumë se 50 vjet nën emrin "Kos Bullgar", duke popullarizuar kështu emrin e vendit. 95% e japonezëve janë të njohur me kosin bullgar dhe mbi 20 milionë japonezë e fillojnë ditën e tyre me kos bullgar, u bë e qartë në bisedë. “Meiji” është prodhuesi më i madh i qumështit në Japoni, kujton BTA.
Mësoni më shumë për kosin e famshëm bullgar nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES, Ministria e Ekonomisë dhe Industrisë
Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale dhe autore e “Zëri yt mund të ndryshojë jetën tënde” – vë në fokus një temë shumë të rëndësishme për..
Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit . Përfaqësuesit e këtij komuniteti janë pasardhës të emigrantëve nga trojet bullgare para gati..
Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore inteligjencën artificiale. Sipas vëzhgimeve të mësuesve, bëhet fjalë për mbi 85% të nxënësve tek ne, të..