Të premten, temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - 7°. Në orët e mëngjesit, do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta në vende të ndryshme në Fushën e Danubit dhe në pjesën perëndimore të Ultësirës së Epërme Trake. Gjatë ditës, do të jetë me vranësira në pjesën më të madhe të vendit. Pas mesditës, do të fillojë të bjerë shi në Bullgarinë Perëndimore, në malet mbi 2000 metra – borë.
Natën e së premtes drejt së shtunës, reshjet do të mbulojnë edhe rajonet qendrore të vendit. Temperaturat maksimale do të jenë nga 13 deri në 18°, në kryeqytet do të jenë rreth 13°.
Gradualisht do të bëhet me vranësira përgjatë bregdetit të Detit të Zi, më së voni mbi bregdetin verior. Në orët e mëngjesit, do të ketë mjegull, ose dukshmëri të reduktuar në disa vende. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë midis 16-19°. Uji në det është 17-20°. Dallgëzimi i detit do të jetë 3 ballë.
Vranësirat do të rriten në male. Pas mesditës, në masivet e Bullgarisë Perëndimore do të fillojnë reshjet e shiut, ndërsa mbi 2000 metra mbidetare do të ketë reshje bore. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë rreth 11°, në 2000 m rreth 3°.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari ka lëshuar një thirrje për pjesëmarrje në një protestë më 26 nëntor kundër buxhetit për vitin 2026, i cili është gati të miratohet në lexim të dytë. "U bëjmë thirrje jo vetëm anëtarëve tanë, por edhe të..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe në Fushën e Trakisë së Epërme moti do të mbetet i qetë dhe me mjegull...
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar për zbulimin e planetëve jashtë sistemit tonë diellor, raportoi BTA. Ajo ka jetuar dhe punuar në..