Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski tha se kabineti i tij nuk do t'i përfshijë pa kushte bullgarët në ligjin themelor të vendit. "Askush nuk ka të drejtë të presë që kjo qeveri do të bëjë pa kushte ndryshime në kushtetutë", tha ai në një intervistë në Kanalin 5, të cituar nga BTA.
Përfshirja e bullgarëve në kushtetutë është një kërkesë kyçe e vendosur në kornizën negociuese që Maqedonia e Veriut të fillojë bisedimet e anëtarësimit në BE.
Hristijan Mickoski tha gjithashtu se, ndërsa është kryeministër, ndryshimet kushtetuese nuk do të ndodhin "pa përmbushje të qartë të detyrimeve të fqinjit lindor, si dhe garanci konkrete nga Bashkimi Evropian". Sipas fjalëve të tij, nëse Bashkimi Evropian dëshiron vërtet ta shohë vendin e tij në bashkësinë e tij, të paktën pak nga ajo që bën për disa vende të tjera, do të bëjë edhe për të.
Pas vizitës së saj në Shkup të mërkurën, Ursula von der Leyen shkroi në platformën "X" se mbështet vendin në rrugën e tij evropiane dhe hapi tjetër dhe i vetëm para fillimit të negociatave është i qartë - ndryshimi kushtetues i dakorduar.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: AP/BTA
Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme pas 9 muajsh përpjekje për të formuar qeveri Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shpërndau parlamentin, njoftoi gazeta Koha Ditore. Kjo ndodhi pasi kabineti i propozuar nga Glauk Konjufca nuk..
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe kryetar i partisë në pushtet VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, sulmoi sërish Bullgarinë, duke e akuzuar se nuk i respekton të drejtat e “pakicës maqedonase” në Bullgari. Gjatë hapjes së një zyre të Shoqatës..
Me 128 vota “pro”, shumica qeverisëse në parlament, së bashku me tre deputetë të pavarur, rrëzuan veton e presidentit mbi Ligjin për Mbrojtjen dhe Forcat e Armatosura. Ndryshimet e miratuara zgjerojnë mundësitë për shpalljen e gjendjes së..