Një ekspozitë me punime në letër guri hapet sot, 21 tetor, në Bibliotekën Kombëtare “Ivan Vazov” në Plovdiv, njoftoi institucioni. Autorët e tyre janë të diplomuar në Shkollën Kombëtare të Arteve “Canko Llavrenov” dhe në Shkollën Kombëtare të Arteve Skenike dhe Kinematografike.
Ekspozita përfshin 24 piktura. Të gjitha janë krijuar në materialin e ri, i cili stimulon kuriozitetin krijues dhe shpirtin eksperimental të artistëve të rinj.
Letra prej guri dallohet nga një sipërfaqe e lëmuar dhe, ndryshe nga celuloza tradicionale, nuk lejon që uji dhe yndyra të depërtojnë përmes saj. Përveç kësaj, është një produkt miqësor me mjedisin, pasi nuk priten pemë për prodhimin e saj dhe nuk përdoren sasi të mëdha uji.
"Gjatë këtij muaji të veçantë për arkitektët dhe artistët, kemi mundësinë t'ju kujtojmë se sa e rëndësishme është puna e projektuesve për mjedisin urban përmes syve të artistëve të rinj. Vizioni i të rinjve për arkitekturën dhe trashëgiminë arkitekturore është veçanërisht i rëndësishëm, sepse ne mbështetemi tek ata që të marrin stafetën për ruajtjen e saj në të ardhmen", thonë organizatorët, të cituar nga BTA.
Në këtë aktivitet do të ndahen çmime dhe certifikata për kontributin e pjesëmarrësve në promovimin e trashëgimisë arkitekturore të Plovdivit.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Organizatorët
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..