Bullgaria mbështet fillimin e negociatave të pranimit në BE me Ukrainën dhe Moldavinë. Kjo u deklarua në Luksemburg gjatë Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së nga Ministri i Jashtëm bullgar Georg Georgiev. Komisionerja e BE-së për Zgjerim Marta Kos deklaroi se kjo mund të ndodhë deri në nëntor.
I pyetur se si do të bashkëpunonte Sofja me bullgarët në Taraklia, të cilët janë jashtëzakonisht pro-rusë dhe kjo është e dukshme në zgjedhjet parlamentare në Moldavi, Ministri Georgiev u përgjigj:
"Është pikërisht aktiviteti i një shteti anëtar si Bullgaria në këto rajone që është çelësi për të luftuar propagandën, dezinformimin dhe veprimet hibride ruse. Ju e dini që në maj isha në Moldavi. Pastaj hapëm degën e parë të një universiteti bullgar jashtë vendit. Përhapja e gjuhës, kulturës dhe shkencës sonë është pikërisht mjeti me të cilin luftojmë kërcënimet hibride. Unë besoj se ky është një nga prioritetet tona, i ndarë me qeverinë moldave", tha Georgiev. Ai shtoi se është diskutuar me Kishinaun që kryetarët e bashkive nga rajoni i Taraklia-s të vizitojnë Bullgarinë për të parë se si funksionojnë komunat bullgare, cilat janë përfitimet e fondeve të BE-së dhe për të pasur një ide të vërtetë se çfarë është BE-ja, raporton BGNES.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: mfa.bg
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..