Nuk ka demokraci dhe liri pa liri të fjalës dhe pluralizëm. Këtë e deklaroi Presidenti Rumen Radev në hapjen e Konferencës Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike në Sofje. Radioja Kombëtare Bullgare është mikpritëse e forumit për herë të parë, në të cilin marrin pjesë 24 stacione radiotelevizive nga 5 kontinente.
Rumen Radev theksoi se mediat "duhet të kërkojnë të vërtetën dhe ta ndajnë atë, pavarësisht nëse u përshtatet të fuqishmëve të kohës ekonomikisht dhe politikisht, dhe duhet të jenë në gjendje t'i rezistojnë presionit për heshtjen dhe censurën".
Mediat publike janë ndër shtyllat kryesore të shoqërive demokratike dhe misioni i tyre është më i rëndësishëm se kurrë në epokën e dezinformimit. Këtë e deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i Radios Kombëtare Bullgare, Milen Mitev, në hapjen e Konferencës Ndërkombëtare.
Mitev vuri në dukje se në shikim të parë, mediat publike duken të qëndrueshme - ato janë organizata të mëdha me një histori të gjatë dhe arkiva të pasura që janë një pjesë e rëndësishme e kulturës kombëtare. Por, sipas fjalëve të tij, një vështrim më i afërt zbulon "një pamje të ndryshme dhe gazetaria nuk është përballur kurrë me sfida kaq serioze".
"Media të financuara me fonde publike, por të pavarura nga pushteti publik - kjo na jep lirinë për të ndjekur vetëm një interes - atë të shoqërisë. Mediat publike në një shoqëri demokratike nuk mund të përdoren si mjet sulmi, por ne jemi një linjë e mrekullueshme mbrojtjeje. Mbrojtje kundër dezinformimit, kundër manipulimit, kundër gënjeshtrave", tha Mitev.
Për të arritur audiencën tonë, ne tashmë mbështetemi te konkurrentët tanë kryesorë - platformat e mëdha online. Ato janë aq të fuqishme sa nuk mund të punojmë pa to dhe po bëhemi të varur, paralajmëroi Drejtori i Përgjithshëm i Radios Kombëtare Bullgare dhe theksoi nevojën për financim të qëndrueshëm për mediat publike.
Forumi i kushtohet temës: "Mediat Publike - Fuqia e Argumenteve", dhe diskutimet vazhdojnë më 22 tetor.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Ani Petrova
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..