Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në rajonet kufitare të qytetit Kjustendill, të huajt tashmë po kërkojnë të paguajnë në euro

Foto: BGNES

Të huajt shpesh kërkojnë të paguajnë me euro. Arsyeja është se tashmë tek produktet është shënuar edhe çmimi në valutën evropiane, tregojnë shitësit në dyqanet e rajonit të Kjustendilit. Të huajt – sidomos në pikat e karburantit, kur furnizohen me karburant, kërkojnë të paguajnë me euro, pasi tek produktet është shfaqur edhe çmimi i ardhshëm në euro. Shitësit e kanë pak të vështirë t’u shpjegojnë atyre se kjo nuk është e mundur para datës 1 janar, raporton korrespondenti i BNR në Kjustendill, Kirill Falin.

Madje edhe bullgarët tashmë preferojnë të paguajnë me euro – dhe jo me leva. Ndërkohë, banorët e qytetit Kjustendill janë të shqetësuar për periudhën pas 1 janarit, kur do të kenë më shumë kartëmonedha në euro, ndërsa levat do të reduktohen – dhe pyesin nëse do të mund të vazhdojnë të bëjnë pazare në Bosilegrad, në Serbinë Lindore dhe në Maqedoninë e Veriut, ku deri tani kanë përdorur edhe valutën kombëtare bullgare.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Projektbuxheti - 2026 nxjerr pakënaqësinë në rrugë

Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari ka lëshuar një thirrje për pjesëmarrje në një protestë më 26 nëntor kundër buxhetit për vitin 2026, i cili është gati të miratohet në lexim të dytë. "U bëjmë thirrje jo vetëm anëtarëve tanë, por edhe të..

botuar më 25-11-26 6.00.PD

Parashikimi i motit për 26 nëntorin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe në Fushën e Trakisë së Epërme moti do të mbetet i qetë dhe me mjegull...

botuar më 25-11-25 7.35.MD

Një bullgare drejton një ekip të NASA-s për të zbuluar planetë jashtë sistemit diellor

Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar për zbulimin e planetëve jashtë sistemit tonë diellor, raportoi BTA. Ajo ka jetuar dhe punuar në..

botuar më 25-11-25 6.10.MD