Kryetarja e grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian, Valérie Hayer, kërkoi që Komisioni Evropian të dërgojë urgjentisht një mision në Bullgari për të vlerësuar situatën me sundimin e ligjit, si dhe për të ngrirë të gjitha pagesat në kuadër të mekanizmit të rimëkëmbjes dhe qëndrueshmërisë për vendin tonë në lidhje me reformën gjyqësore, njoftoi korrespondentja e BNR në Bruksel Angelina Piskova.
Në debatin në Parlamentin Evropian mbi sundimin e ligjit në vendin tonë dhe arrestimin e kryetarit të bashkisë së Varnës, Bllagomir Kocev, Valérie Hayer deklaroi:
“Ajo që po dëshmojmë në Bullgari nuk po ndodh rastësisht. Kjo po ndodh në një vend të pushtuar nga oligarkët dhe ata që mbështesin reformat trajtohen si armiq të shtetit. Kjo është bota e korruptuar e Deljan Peevskit (lider i DPS - Fillimi i Ri) dhe aleatit të tij Bojko Borisov (lider i partisë në pushtet GERB). Sistemi i tyre despotik i detyron gjyqtarët, prokurorët, forcat e sigurisë dhe median të heshtin. Deljan Peevski është një rrezik për demokracinë, ai po merr kontrollin e partive politike ekzistuese njëra pas tjetrës dhe ato po përdoren si mjet për të heshtur kundërshtarët.”
Eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev nga Partia Popullore Evropiane, i nominuar nga GERB, kundërshtoi duke thënë se debatet nuk kanë të bëjnë fare me sundimin e ligjit, por synojnë të ngrenë tullumbacen e shfryrë elektorale të "Po e Vazhdojmë Ndryshimin". Sipas tij, pas katër vitesh kaosi dhe shpërbërjeje, Bullgaria sot po stabilizohet falë politikave të GERB dhe Bojko Borisov, përveç kësaj, vendi ynë është tashmë në Shengen dhe pas pak muajsh do të jetë në eurozonë.
Më 17 nëntor, Bullgaria do të jetë në qendër të vëmendjes së Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme së bashku me tre shtete të tjera anëtare për të diskutuar sundimin e ligjit, bëri të ditur presidenca daneze.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: EPA/BGNES
Presidenti bullgar Rumen Radev priti në qytetin Smoljan presidentin e Hungarisë, Tamash Shujok. Gjatë qëndrimit në qytetin malor të malit Rodopa, i ftuari vizitoi shtëpinë bullgare të poetit, përkthyes dhe piktor hungarez Llasllo Nagi. Më 20..
Do të hiqen tarifat e roamingut me BE-në për Shqipërinë dhe Malin e Zi Në vitin 2026 tarifat e roamingut midis Shqipërisë dhe BE-së do të hiqen plotësisht, tha gjatë vizitës së saj në Tiranë më 13 tetor kryetarja e Komisionit Evropian..
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski tha se kabineti i tij nuk do t'i përfshijë pa kushte bullgarët në ligjin themelor të vendit. "Askush nuk ka të drejtë të presë që kjo qeveri do të bëjë pa kushte ndryshime në kushtetutë",..