“Bullgaria shpreh solidaritet të fortë me Lituaninë pasi Rusia shkeli përsëri hapësirën ajrore evropiane, që është një shembull i qartë i një shkeljeje të qëllimshme të së drejtës ndërkombëtare dhe integritetit territorial të aleatëve dhe partnerëve tanë.” Ky është qëndrimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme në rrjetin social “X”.
Diplomatët bullgarë shtuan se janë të vendosur të vazhdojnë punën e tyre të përbashkët me aleatët e NATO-s për të forcuar rezistencën dhe aftësitë tona të përbashkëta mbrojtëse.
Dy avionë ushtarakë rusë hynë në hapësirën ajrore lituaneze për 18 sekonda dje në mbrëmje, 23 tetor, raportoi Reuters, cituar nga BTA. Më vonë, Presidenti lituanez Gitanas Nauseda konfirmoi se avionët ushtarakë rusë kishin shkelur hapësirën ajrore të vendit dhe njoftoi se Ministria e Jashtme do të thërriste përfaqësuesit e ambasadës ruse për të protestuar kundër shkeljes.
Ministria Ruse e Mbrojtjes deklaroi se avionët luftarakë rusë fluturuan mbi rajonin e Kaliningradit, por nuk shkelën hapësirën ajrore të huaj.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Ministria e Mbrojtjes e Federatës Ruse
Udhëheqësi i "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP) Asen Vasilev e përshkroi përzgjedhjen e Rumen Specovit si menaxher special në Lukoil si një "shaka të keqe". Rumen Specov është propozimi për menaxher special të "Lukoil Bullgaria"..
Perspektivat e Evropës për t’u përballur me sfidat përpara të cilave qëndron u diskutuan sot në institucionin presidencial nga kreu i shtetit, Rumen Radev, me ministrin e jashtëm të Hungarisë, Peter Sijarto. Ministri i jashtëm hungarez ndodhet për..
Asambleja Kombëtare hodhi poshtë veton e Presidentit Rumen Radev mbi ndryshimet që zgjerojnë kompetencat e menaxherit të posaçëm komercial të “Lukoil”, njoftoi gazetarja e BNR Maria Fileva. Shumica qeverisëse, e mbështetur nga DPS - Fillimi i Ri..