Të martën, temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 8°, në Sofje – rreth 4°. Para mesditës, vranësirat do të jenë të dendura dhe në disa zona nga veriperëndimi drejt juglindjes do të ketë reshje shiu. Reshje më të shumta dhe më të dendura priten në Bullgarinë Jugperëndimore, ndërsa në rajonet verilindore pothuajse nuk do të ketë reshje. Pasdite, nga veriperëndimi, vranësirat do të fillojnë të shpërndahen dhe të pakësohen. Do të fryjë erë mesatare, në Rrafshinën e Danubit dhe në Fushën e Trakisë së Epërme erë e fortë nga veriu-veriperëndimi.
Temperaturat maksimale do të jenë nga 11 deri në 16°, ndërsa në kryeqytet rreth 11°.
Në bregdetin e Detit të Zi do të ketë vranësira të ndryshueshme. Në rajonet jugore të bregdetit priten reshje shiu. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 16 deri në 18°. Temperatura e ujit të detit do të jetë ndërmjet 17 dhe 19°. Dallgëzimi i detit do të jetë 2–3 ballë.
Në male, vranësirat do të jenë të dendura dhe në disa zona do të ketë reshje shiu, ndërsa mbi 1700 metra – reshje bore. Pasdite reshjet do të ndalojnë dhe vranësirat nga veriperëndimi drejt juglindjes do të fillojnë të shpërndahen dhe të pakësohen. Do të fryjë erë e fortë veriperëndimore. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra do të jetë rreth 7°, ndërsa në 2000 metra rreth 1°.
Të mërkurën moti do të jetë kryesisht me diell. Era veriperëndimore do të dobësohet. Në mëngjes do të jetë ftohtë, dhe në disa lugina temperaturat minimale do të jenë rreth zeros, me kushte për ngrica. Temperaturat ditore do të rriten dhe maksimalet në shumicën e vendeve do të jenë midis 15° dhe 20°.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..