Të ardhurat e nevojshme mujore për të mbajtur një person të punësuar, që jeton vetëm, në shtator 2025 ishin 1547 leva (748 euro). Për një familje me tre anëtarë dhe një fëmijë deri në 14 vjeç nevojiten 2785 leva (1346 euro). Këto të dhëna i bëri të ditura Violeta Ivanova, zëvendësdrejtore e Institutit për Studime Sociale dhe Sindikale pranë Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB).
Të ardhurat e nevojshme për mbijetesë rriten me 1.4% në tremujor dhe me 6.4% në bazë vjetore. Mbi 59.6% e të punësuarve në Bullgari kanë sigurime shëndetësore dhe sociale mbi paga nën këto shuma. Sipas Ivanovës, vendi vazhdon të ketë nivelin më të ulët të pagës minimale në BE.
Sipas projektbuxhetit të shtetit për vitin 2026, paga minimale do të jetë 605 euro, në vend të 620 eurove të parashikuara më parë, deklaroi ekonomisti kryesor i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura, Ljubosllav Kostov. Kjo do të thotë 180 euro më pak në vit për çdo të punësuar me pagë minimale, që janë ndër më të varfrit në vend.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..