Qeveria miratoi një program të ri për mbështetjen e organizatave të komuniteteve bullgare në Shqipëri, Serbi, Kosovë, Ukrainë dhe Moldavi, si dhe të qytetarëve nga Maqedonia e Veriut me vetëdije bullgare, për periudhën 15 tetor 2025 – 31 dhjetor 2029, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë.
Kabineti miratoi gjithashtu shpenzime shtesë në buxhetin e Ministrisë së Punëve të Jashtme për vitin 2025, deri në 1.7 milion leva, për zbatimin e programit gjatë këtij viti. Këto mjete do të përdoren për financimin e projekteve të komuniteteve bullgare në Shqipëri, Serbi, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Ukrainë dhe Moldavi.
Mbështetja financiare është pjesë e angazhimit të shtetit ndaj komuniteteve historike bullgare dhe qytetarëve jashtë vendit, të cilët janë bartës të një potenciali të konsiderueshëm intelektual, financiar-ekonomik dhe demografik. Programi i miratuar siguron mundësi dhe mekanizma të rinj për përfshirjen e qytetarëve bullgarë jashtë vendit në jetën shtetërore dhe shoqërore-politike në Bullgari, si dhe për ruajtjen e hapësirës etnokulturore bullgare dhe forcimin e imazhit pozitiv të Bullgarisë, shtohet më tej në njoftimin e qeverisë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: government.bg
Rasti me një qen të shkelur nga një mjek në një lagje të kryeqytetit shkaktoi një valë pakënaqësie publike dhe organizimin e një proteste në Sofje, e cila do të zhvillohet sot para Akademisë Ushtarako-Mjekësore – institucioni shëndetësor ku punon mjeku...
E ashtuquajtura “Vulë e dygjuhësisë” u krijua në vitin 2011 në shtetin amerikan të Kalifornisë me idenë se, në kushtet e një ekonomie dhe marrëdhëniesh të globalizuara, një person nuk mund ta zhvillojë plotësisht potencialin e tij duke ditur vetëm një..
Me moton “Fundin e ka afër – le ta përjetojmë me humor” në qytetin Gabrovo u hap i ashtuquajturi sezoni i 5-të i vitit. Në ditën e 11-të të muajit të 11-të nis sezoni i karnavaleve të Vitit të Ri dhe të pranverës në qytetet e Evropës dhe të botës. Me..